Teknologjia në zgjedhje, si do të kryhet identifikimi elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko 

Ilirian Celibashi firmos fillimin e procedurave për zgjedhjet, ja kush janë anëtarët që do të verifikojnë.

Komisioni Qendror i Zgjedheve ka nisur përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme paralamentare që do të mbahen më 25 prill 2021. Në datën 12 tetor institucioni zgjdhor ka ngritur grupin e punës, për vlerësimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit që do të përdoren në zgjedhje. Ky grup pune përbëhet nga 7 anëtarë dhe do të drejtohet nga nënkomisionerja Lealba Pelinku.

Duke qenë risi në zgjedhje, përdorimi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, është një sfidë me vete edhe në anën teknologjike. Së pari, pritet të kryhen kërkime dhe të evidentohen gjetjet përkatëse në lidhje me sistemin dhe pajisje të teknologjisë së informacionit, të cilat mund të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në datën 25 prill 2021, në procedurat e identifikimit elektronik të votuesve dhe në votimin elektronik.

Është ky ekip që do të vlerësojë mundësinë e përdorimit të këtyre sistemeve ose të pajisjeve të teknologjisë së infromacionit në kushtet e vendit tonë. Ky grup do të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të kostove financiare, përfshirë këtu edhe numrin e personave që do të duhet të angazhohen në përdorimin e këtyre sistemeve dhe/ose të pajisjes së teknologjisë së informacionit.

Do të prezantojë për sa është e mundur, një numër subjektesh të cilat i kanë zhvilluar këto sisteme dhe këto lloje pajisjesh. Në këtë shkresë, një tjetër detyrë që i del këtij grupi është “të përgatisë eventualisht një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur zbatimin e këtyre sistemeve dhe/ose përdorimin e këtyre pajisjeve”.

Sipas urdhrit që është firmosur nga komisioneri Ilirjan Celibashi dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, në përfundim grupi i punës duhet të përgatitë një raport dhe më pas duhet t’ia dorëzojë komisionerit. Ilirjan Celibashi dy ditë më parë foli lidhur me implementimin e teknologjisë në zgjedhje, dhe tha se: “Puna ka filluar për atë çfarë është në kompetencën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Nënkomisioneres.

Është ngritur një grup pune, i cili do të shqyrtojë dhe vlerësojë të gjitha aspektet që lidhen me këtë çështje. Jemi në procesin e përgatitjes së akteve rregullatore për këtë çështje. Kam besim se do të arrijmë suksese lidhur me këtë çështje, pasi jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibilitet nga politika në lidhje me përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Për sa kohë një pjesë e shikon si një aspekt që lidhet ngushtësisht me integritetin e procesit zgjedhor, ne kemi të gjithë fokusin e duhur te kjo çështje”. Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar punën për përgatitjen e infrastrukturës së zgjdhjeve që do të mbahen më 25 prill 2021.

Lexo edhe :  Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

 

Anëtarët e grupit të punës 

1-Ylli Merkaj

2-Nexhmi Mezani

3-Ana Tenolli

4-Mirela Gega

5-Drejtori Juridik i KQZ

6-Ekspert i Jashtëm IT

7-Ekspert i Jashtëm IT

 

Detyrat kryesore të këtij grupi pune: 

1-Të kryejë kërkime dhe të evidentojë gjetjet përkatëse në lidhje me sistemin dhe pajisje të teknologjisë së informacionit, të cilat mund të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në datën 25 prill 2021, në procedurat e identifikimit elektronik të votuesve dhe në votimin elektronik.

2-Të vlerësojë mundësinë e përdorimit të këtyre sistemeve dhe/ose të pajisjeve të teknologjisë së infromacionit në kushtet e vendit tonë.

3-Të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të kostove financiare, përfshirë këtu edhe numrin e personave që do të duhet të angazhohen në përdorimin e këtyre sistemeve dhe/ose të pajisjes së teknologjisë së informacionit.

4-Të prezantojë për sa është e mundur, një numër subjektesh të cilat i kanë zhvilluar këto sisteme dhe këto lloje pajisjesh.

5- Të përgatisë eventualisht një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur zbatimin e këtyre sistemeve dhe/ose përdorimin e këtyre pajisjeve.

 

Në koalicion apo vetëm, Basha flet për taktikat elektorale 

Kryedemokrati Lulzim Basha në koferencën për shtyp ka folur për zgjedhjet dhe për koalicionet me listë të përbërë. Kreu i demokratëve foli për taktika elektorale, ndërsa tha se asnjë formulë nuk e shpëton Edi Ramën nga ndëshkimi popullor, por edhe nga drejtësia.

“Pa diskutim që taktikat elektorale janë taktika elektorale. Një gjë ju them, asnjë formulë nuk e shpëton dot këtë njeri nga ndëshkimi popullor që e pret dhe ndëshkimi nga drejtësia që e pret”, u shpreh Luzlim Basha. Basha duke përdorur edhe situatën e sotme të krizës ekonomike, sipas tij, tha se shqiptarët duhet të votojnë Partinë Demokratike.

“Por sot e gjithë vëmendja ime, e PD-së, e koalicionit opozitar është një dramë që po shpaloset ditë për ditë para syve, te rëndimi i përditshëm i situatës shëndetësore, te thellimi i përditshëm i krizës ekonomike dhe te pamundësia ulëritëse e shqiptarëve për t’u përballur me kostot e jetës, për të siguruar ushqimet bazë, sigurinë e punës, mundësinë për të fituar minimumin jetik për ata që e kanë humbur vendin e punës”, u shpreh Lulzim Basha./Jo.Be/Fjala.al

 

 

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV