Balla takon Zoran Zaev: Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri, Zoran Zaev.

Gjatë takimit Balla dhe Zaev ndanë vlerësimin e përbashkët se marrëdhëniet e sinqerta miqësore midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Edi Rama, janë drejtimi në të cilin po zhvillohen marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy kryeministrave Rama dhe Zaev janë gjithashtu një shembull i mirë në rajon dhe një tregues se ‘atje ku ka vullnet politik, ka respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të suksesshëm’.

Numri dy i PS-së, Taulant Balla dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, theksuan gjatë takimit se të dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane.

“Të gjitha angazhimet për të ardhmen europiane të vendeve tona janë gjithashtu angazhime për europianizimin e shteteve, me qëllim të një jete më të mirë për qytetarët. Rajoni ka nevojë për miqësi dhe bashkëpunim dhe ato po ndodhin”, tha Kryeministri Zaev.

Gjithashtu gjatë takimit Balla dhe Zaev shkëmbyen informacione edhe për avancimin e projekteve të infrastrukturës, lehtësimet kufitare, bujqësinë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, duke e parë rajonin si një treg i përbashkët, i cili mund të jetë më tërheqës për Europën dhe Botën.

Një temë tjetër diskutimi ishte edhe kujdesi për bashkësitë etnike në të dyja vendet, duke theksuar se ato janë një urë miqësie midis dy vendeve.

Në këtë takim merrnin pjesë nga pala maqedonase edhe Zëvendës Kryeministri Ljupço Nikollovski, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i LSDM.

Ndërsa Balla në takim shoqërohej nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vasil Sterjovski dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku e...

The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Kanceri nuk është një sëmundje e vetme, por një klasë e tërë sëmundjesh dhe fitorja ndaj tij nuk po vjen si rezultat i një...

Sheikët me lehtësi, pogradecarët, korçarët e dibranët me dyshim

Nga Shpëtim Luku Së fundmi, është raportuar se superjahti i pronarit të Manchester City-t është ankoruar në portin e Durrësit për t’u furnizuar me karburant,...

Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që...

2008: Lufta Ruso-Gjeorgjiane, një përplasje e re në kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik

Në datën 7 gusht 2008, shpërtheu zyrtarisht konflikti ushtarak midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, i njohur si lufta Ruso-Gjeorgjiane, ose lufta pesë-ditore, për shkak të...

Lajme të tjera

Web TV