Presidentja e KE largohet nga samiti i Bashkimit Evropian, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja  e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se po largohet nga  samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kjo pasi, më herët atë e kanë informuar se kishte pasur kontakt me një person që doli pozitiv për COVID-19.

Sipas rregullave, Von der Leyen  do të vetizolohet edhe pse siç thekson ajo, ka rezultuar negative për virusin.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo. “Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim,” shkruan në Twitter Von der Leyen.

Kujtojmë se Von der Leyen nuk është politikania e parë që vetëizolohet. Kryeministri i Britanisë dhe presidenti i SHBA-ve kanë rezultuar më parë të infektuar me virusin e frikshëm.

la.mi/fjala.al

Të fundit

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Pirateria e librave është kthyer në një fenomen shqetësues për botuesit shqiptarë, të cilët kanë ngritur alarmin për këtë...

Meta i pandehur nga SPAK/ Avokati: Duhet të merrnin dhe Shkëlzenin…

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në një studio televizive komentoi vendimin e SPAK për të marrë të pandehur Ilir Metën, duke theksuar se janë...

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

Autostradat kryesore në Shqipëri do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve...

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta. Aktualisht, në fazën e dytë të tyre, janë realizuar rreth 50%...

Agjencia Ruse e Spiunazhit akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në...

Lajme të tjera

Web TV