Emrulla Gjata, një zotni prej Durrësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aleksandër Cangonja
Emrulla Gjata (1886-1971) ishte një nga tregtarët më të mëdhenj në Durrës por pa frikë mund të themi që ishte i tillë në gjithë vendin. Ai bashkë me vëllezërit e tij kishin themeluar shoqërinë tregtare “Vllazën Gjata” të cilët importonin dhe eksportonin mallra nga më të ndryshmet.

Duke qenë se Emrulla Gjata hynte tek “ajka” e qytetit, “Shoqëria Sportive TEUTA” e cila në përbërjen e saj administrative kishte elitën qytetare të Durrësit, e propozoi atë të bënte pjesë në këshillin e nderit. Sipas statutit të shoqërisë, ajo kishte një këshill nderi e përbërë prej njerëzve më të zgjedhur të Durrësit, simpatizantë dhe përkrahës të sportit.

Në statutin të saj shoqëria kishte një pikë interesante, ajo ishte krijimi i këshillit të nderit, dhe ky këshill u përfaqësonte me figura të larta qytetare si kryetari i bashkisë së Durrësit z.Ahmet Dakli, nga prefekti i Durrësit z. Ismet Kryeziu i cili mbante dhe postin e kryetarit në këtë këshill por edhe emra të tjerë dinjitoz si: Kristaq Zaguridhi, Kurt Shquti, Laz Dovana, Nexhmi Shijaku, Muhamed Dakoli, dhe Andon Çipi.

Ky grupim brenda shoqërisë sportive ” TEUTA” kishte thjesht funksion honorifik, e cila shërbente për ti afruar njerëzit me pozitë të qytetit afër skuadrës sportive, të cilët herë pas here jepnin kontribut monetar apo material për skuadrën .

Më poshtë letra origjinale e siguruar prej arkivit qëndror të shtetit:
Shoqnia Sportive TEUTA Durrës, ne 10/XII/931
Zotni,
Emrulla Gjata
Qytet
Kemi nderin me ju njoftue se, Kshilli veprues ne mbledhjen e tije, mbeshtetun ne Statutin e Shoqnies qi thot se, Shoqnia duhet te ket nji Kshill Nderi, prej njerzve ma te zgjedhun te Qytetit, simpathizonjes e perkrahes te Sportit, zgjodhi Z. (zotnine) e Juej si Kshillltar me shok Z. Z. Ahmet Daklin, Kristaq Zaguridhin, Kurt Shqutin, Laz Dovanen, Nexhmi Shijakun, Muhamed Dakolin e Andon Cipin, dhe Kryetar Z. Ismet Kryeziun.
Nderime.
Sekretari. Kryetari
Referenca: AQSH. Fondi. 990 (Firma Emrullah Gjata dhe Vëllezër), D. 24.
Foto e Emrulla Gjatës, e siguruar për familjarëve të tij.

Lexo edhe :  Gjermania i shpall luftë Rusisë dhe nis Fronti Lindor

 

Të fundit

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Lajme të tjera

Web TV