Akuzat e Bashës për inceneratorët/ Veliaj: Ja ku fle lepuri i PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj reagoi pas deklaratave të opozitës për inceneratorët, duke thënë se shqetësimi i Bashës nuk janë plehrat, por gjoba e radhës që i vendos bizneseve.

Veliaj deklaroi se ndryshe nga koha e PD kur plehrat ishin bërë mullar në Tiranë, tashmë ato pastrohen 3 herë. Kreu i Bashkisë theksoi se shqetësimi i Bashës nuk janë plehrat, por gjoba e radhës që i vendos bizneseve.

“Pyetja është – Nëse gjërat janë më mirë dhe në vend të plehrave që digjen tani, është një fushë me 10 mijë plepa dhe nga plehrat do të prodhohet energji, ku fle lepuri këtu? Për çfarë janë të mërzitur këta? Jua them unë pse janë të mërzitur këta. Pse nuk protestojnë më për bulevardin, çfarë morën këta nga kompania e bulevardit që të linin protestat? Ju kujtohet që rreshtoheshin këtu dhe thanë – Ne do shtrihemi këtu dhe “Bulevardi i Ri” nuk do bëhet. Ne do shtrihemi dhe do sakrifikohemi këtu se po u bë “Bulevardi i Ri” nuk do ketë më PD. Ne do shtrihemi dhe do japim jetën këtu, e do t’i dalim fadromave përpara, se po nuk bëmë këtë dhe po u bë “Bulevardi i Ri” ne do shkrihemi si forcë politike. Ja ku është “Bulevardi i Ri”.

Pse e lanë protestën, çfarë morën që e mbyllën gojën? A ju kujtohet kur digjnin “Rrugën e Kombit” dhe thanë – Po u vendos aty postblloku me pagesë – që në fakt është për të bërë punën që ata lanë përgjysmë, për të bërë urat e reja, për të bërë të gjitha rrugët që kanë qenë me 1 korsi dhe që kanë qenë burim aksidentesh, ata thanë – ne do ta djegim sa herë që të vendosen. Krejt papritur mbaroi protesta, çfarë morën? Çfarë malli morën në shkëmbim që ata lanë protestën? A ju kujtohet Astiri? Ne do shtrihemi këtu, ne do vdesim këtu, o Klevis o hero në zemrat tona ti jeto, a e patë atë? Sa ishte vlera e makinës për të lënë protestën? E dini cila është përgjigja për plehrat, thjesht nuk kanë gjetur gjuhën e gjobës që duhet të paguajë kompania, që PD ta lërë atë dhe të merret me një temë tjetër, se këta çdo proteste i vënë një çmim. E vute re që dolën për kullën, për hotelin e ri ngjitur me Hotel Tiranën, doli në lajme, pastaj e fshinë nga facebook-u, e hoqën edhe nga lajmet, e gjetën gjuhën”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet

Kujtojmë se më herët kreu i PD-së, Lulzim Basha sulmoi kryeministrin Rama duke thënë se ai po planifikon të vendosë Milva Ikonomin në krye të bashkisë Durrës për të firmosur kontratat me inceneratorët.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur...

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur alarmin. Sipas autoriteteve, prindërit kanë raportuar...

Ngjarja h*rror në Mat, si u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh në liqen 23-vjeçari

Renis Dobra, 23 vjeç, nga një fshat i Matit, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit. Babai i...

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

“Kaltërsi dhe relaks”/ Rama ndan pamje nga plazhi publik i Velipojës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura...

Lajme të tjera

Web TV