Shega, fruti që nuk duhet ta ndani nga dieta juaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjeshta është stina që ofron më shumë fruta. Në mesin e tyre janë edhe shegët, të cilat konsiderohen si mjaft të shijshme. Shegët na vijnë me tre shije, të ëmbla, tharta dhe jo shumë të tharta.

Shega është një nga frutat më të pasura me antioksidantë që natyra na propozon: dhe veçanërisht kjo e bën atë të çmuar në luftën kundër radikaleve të lira, molekulave të dëmshme përgjegjëse, si dhe ndaj plakjes qelizore.

Në veçanti, shega përmban flavonoide, shumë të rëndësishme sidomos për efektin e tyre kundër plakjes: për këtë arsye fruti përdoret shpesh në kozmetikë, në përbërjen e kremrave për fytyrën dhe trupin që vënë në dispozicion të lëkurës të gjitha komponentët e çmuar bioaktivë nga të cilat është e pasur.

Në veçanti, shega është e dobishme për të përmirësuar hidratimin e epidermës dhe për të luftuar humbjen e tonit të indeve dhe pikave tipike të plakjes. Substancat me të cilat është e pasur, janë në gjendje të stimulojnë rigjenerimin e qelizave dhe riparimin e lëkurës.

Derma, pra shtresa e jashtme e epidermës, përbëhet nga fibra të kolagjenit: kur këto degradojnë dhe humbasin elasticitetin, ato bëhen më pak tonike, duke shkaktuar shfaqjen e rrudhave. Shega ndihmon për të luftuar këtë proces, sepse ajo është veçanërisht e pasur me vitaminë C, një nga komponentët më të rëndësishëm të kolagjenit.

Ndërsa lëngu i shegës është jashtëzakonisht me vlera për femrat shtatzëna. Është një burim i pashtershëm vitaminash dhe mineralesh, përfshirë acidin folik që është një element thelbësor për një dietë të pasur të nevojshme gjatë shtatzënisë. Vlerat anti-inflamatore të lëngut të shegës sigurojnë një qarkullim të mirë të gjakut që është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të fetusit.

Lexo edhe :  Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Nëse pini lëng shege rregullisht, do të keni flokë të fortë dhe plot shkëlqim. Substancat që gjenden tek shega parandalojnë rënien e flokëve dhe u japin atyre shëndetin dhe shkëlqimin e munguar. Dhe mbi të gjitha, nëse konsumoni shegë dhe lëng shege, kujtohuni që po i bëni organizmit tuaj një nga mirësitë më të mëdha./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

 ‘Rubensi i rremë’ i Galerisë Kombëtare duket shumë i vërtetë

Si mund të quhet “i rremë” dhe “një objekt i dobët” kryevepra e mbushur me sensualitet “Samsoni dhe Dalila”...

Humbje për futbollin elbasanas, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të verdh e bluve

Familja e futbollit elbasanas është sot në zi. Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të këtij komuniteti, mjeku i ekipit të...

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt që na kanë harruar

Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite ndaj Iranit, ajo që po...

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi. “Sulmet e SHBA-së e kanë...

SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC, që citon dy zyrtarë të...

Lajme të tjera

Web TV