Paris/ Macron: Vrasja e mësuesit, sulm terrorist islamik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka  quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e mësuesit në Paris. Ngjarja ndodhi pasi mësuesi kishte mbajtur një diskutim në klasë mbi karikaturat e profetit islam, Muhamedit.

Viktima është një mësues historie dhe gjeografie. Ai u gjet me kokë të prerë pranë shkollës në komunën Coflans Saint-Honorine, në veriperëndm të kryeqytetit francez.

Mësuesi gjatë orës së leksionit u ka treguar nxënësve karikatura që përshkruajnë profetin, kurse si autor është raportuar një 18-vjeçar me origjinë çeçene, i lindur në Moskë.

Ngjarja e rëndë ka ardhur ndërkohë që qeveria franceze po punon për një ligj që i jep zgjidhje radikalëve islamikë, pasi autoritetet pretendojnë se po krijojnë një “shoqëri paralele jashtë vlerave të republikës franceze”.

Ky është sulmi i dytë që lidhet me terrorizmin që prej nisjes së gjyqit për masakrën në revistën satirike “Charlie Hebdo”, që publikoi për herë të parë karikaturat e Muhamedit. Revista i ri publikoi ato karikatura edhe këtë vit.

Tri javë më parë, një 18-vjeçar nga Pakistani u arrestua pasi qëlloi me thikë dy persona jashtë zyrave të revistës. Ai i tha policisë se ishte i zemëruar me publikimin e karikaturave. Viktimat e sulmit të tij morën plagë

“Një prej qytetarëve tanë u vra sepse ai ishte një mësues, sepse ai u mësonte nxënësve lirinë e shprehjes, lirinë e të besuarit apo jo. Bashkatdhetari ynë ishte viktima e një sulmi frikacakësh. Viktimë e një sulmi terrorist islamik”, tha Macron.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në shkollën Bois d’Aulne ku takoi kolegë të viktimës. Macron shtoi se sulmi nuk duhet të ndajë Francën pasi kjo është ajo që ekstremistët duan.

Autori i dyshuar u pa me thikë në dorë pak çaste pas ngjarjes dhe u qëllua për vdekje nga policia. Hetuesit e anti-terrorit kanë nisur hetime mbi këtë ngjarje. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“T’kam si vëllaçko”/ Redoni bën komentin epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli dhe Gjesti kanë pasur një bisedë të ndjerë, ku Gjesti ka ndarë sinqerisht ndjenjat...

Nusja fshin grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu/VIDEO bëhet virale në rrjet!

Një grua e cila vendosi të fshinte makeup-in 20 minuta përpara dasmës së saj, është bërë virale në rrjetet sociale. Lauren Avery trazoi rrjetin kur...

E ngatërruan me një hajdute makinash, policia vë në pranga 11-vjeçaren

Një vajzë 11-vjeçare në Nju Jork u përlot kur pa policinë duke e vënë në pranga, sepse ata menduan fillimisht se ajo ishte pjesë...

2025-a, viti i “rilindjes” së energjisë bërthamore?

Kërkesa mbarëbotërore për energji elektrike po rritet jashtëzakonisht shumë – qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale kanë p.sh. nevojë të jashtëzakonshme për energji....

Ankimimi për “arrestin e shtëpisë”, Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën për Berishën

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot 17 janar 2025 ankimimin e kreut të PD-së, Sali Berishës për masën e sigurisë “arret shtëpie” të caktuar për privatizimin...

Lajme të tjera

Web TV