Viral në rrjetet sociale/ Nard Ndoka: Jam baba i memeve

Ish-deputeti i Nard Ndoka ka folur për memet në rrjetet sociale duke thënë me shaka se është “Baba i memeve”.

I pyetur nga gazetari Ervin Kurti lidhur me një koment për gjithë çfarë ndodh në rrjetet sociale, Ndoka u shpreh: “Unë jam baba i memeve”.

“Unë jam baba i memeve. Është interesante se ka krijimtari gjithë andej. Nuk e di pse ma vendosin mua e nuk i mbajnë për vete. Kam thënë kur kam qenë ministër pirja e duhanit shkurton cigaren.”, u shpreh mes të tjerash Ndoka.

Ai është bërë shpesh viral në rrjet për shkak të deklaratave të tij, të cilat jo pak herë janë kthyer në meme.

 

 

Pa.Va/Fjala.al