Fundet dhe takat nuk janë vetëm për femrat, ky burrë e dëshmon në mënyrë perfekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një baba i tre fëmijëve, i martuar, filloi të vishte rroba të grave katër vite më parë pasi kishte marrë vendimin që të sfidonte stereotipet gjinore kur bëhet fjalë për modë.

Mark Bryan, një amerikan që jeton në Gjermani, vishet me funde të ngushta dhe taka të larta për të shkuar në punë dhe po ashtu qëndron dhe në shtëpi.

61-vjeçari, inxhinier i robotikës, filloi të vishte këpucë me takë kur ai ishte në kolegj pasi e dashura e tij e atëhershme i kërkoi që ti vishte para se të kërcente me të.

Ndërsa më vonë ai filloi të vishte funde dhe madje krijoi një llogari në Instagram me emrin ‘markybryan911’ duke ndarë foto nga veshja e përditshme.

Marku rregullisht poston foto të tijat duke pozuar në mënyrë elegante. Shpesh ai i kombinon fundet e ngushtë me këmisha meshkujsh. Në ‘bion’ e tij në Instagram ai shkruan ‘straight’, i martuar dhe i pëlqen ‘Porsche’. Me këtë ai shpjegon se nuk është ashtu siç shumë persona do të mendonin pasi të shihnin fotot e tija. Ai deklaron se nuk është ‘gay’.

Amerikani, i cili aktualisht jeton dhe punon në Gjermani, thotë se zemërohet kur njerëzit e pyesin nëse është homoseksual. Ai tregon se edhe gruaja e tij e ka mbështetur mbi zgjedhjet që ka bërë për veshjet./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV