Meta replikon me Agron Gjekmarkajn: Presidenti e ka të sanksionuar në Kushtetutë të drejtën për të dhënë dekorime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka replikuar me analistin Agron Gjekmarkaj pas kritikave të këtij të fundit për dhënien e dekoratave.

Nëpërmjet një statusi në facebook Meta ka shkruar se dhënia e dekoratave është detyrimi ynë moral, si dhe i çdo gjenerate shqiptare, ndaj historisë dhe së ardhmes të kombit tonë.

Meta ka shkruar që presidenti i Republikës, si asnjë institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë e ka të sanksionuar në Kushtetutë të drejtën për të dhënë dekorime.

Presidenti në një shkrim të gjatë sqaron se ka synuar të evidentojë aktet, kontributin ndaj kombit dhe ngjarjet më të shënuara.

“Në të gjitha rastet, më shumë se për emrat, kam synuar të evidentoj aktet, kontributin ndaj kombit dhe ngjarjet më të shënuara, të cilat kanë mishëruar pikat më të shndritshme të historisë sonë për liri e pavarësi”, ka shkruar Meta në facebook.

Kreu i shtetit shkruan më tej që figurat e Heronjve, Dëshmorëve apo Atdhetarëve të dekoruar, përherë kanë qenë të lidhura me interesin mbarëkombëtar dhe janë jashtë këndvështrimit politik aktual apo të kohës në të cilën janë kryer këto akte.

“Për Presidentin e Republikës nderimi për luftëtarët që sakrifikuan dhe flijuan jetën për lirinë e Shqipërisë është shprehja më e drejtpërdrejtë e atdhedashurisë që duhet të mbartë çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike!”, ka vijuar më tej presidenti.

Presidenti Meta në këtë postim ka sjellë gjithashtu ecurinë e vlerësimeve të një aktiviteti.

Analisti Agron Gjekmarkaj në shkrimin e tij është shprehur:  Heronjtë që dekoroi Ilir Meta janë tri mite të së majtës shqiptare. Presidenti pa dyshim që po luan edhe politikisht./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

KAS i kalon ‘topin’Celibashit/ Mosrregullsi në Fier, kërkohet hetim për numëruesit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit që të hetojë...

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen...

31 Korriku, kufiri i artë i kohës dhe shpirtit

Nga Leonard Veizi 31 Korriku është një datë që qëndron si një pikë kulmore në ciklin vjetor, një ndalesë në udhën e diellit, që personifikon...

‘Turpi haet me gjumë, stil i ri jete!’/ Institucionet, bashkëjetesë me plehrat!

Deputeti i sapozgjedhur dhe mandatuar për qarkun e Tiranës më 11 maj, socialisti Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për...

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në...

Lajme të tjera

Web TV