Kush nuk i jep dorën grave, nuk mund të marre nënshtetësinë gjermane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush nuk i jep dorën grave, nuk mund të marre nënshtetësinë gjermane. Ky është një vendim  i marrë nga Gjykata Administrative e landit Baden-Württemberg në Mannheim.

Vendim i cili erdhi pas një situate të papritur me të cilën u përball nënpunësja që jep çertifikatat e nënshtetësisë.

Një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që prej vitit 2002, dhe ndërkohë punon si mjek specialist në një klinikë, nuk ka dashur ti japë dorën nënpunëses gjermane kur do të firmosej nënshtetësia, shkruan DW.

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

 

Libanezi e çoi çështjen deri në gjykatë, duke pretenduar se vendimi i marrë për mos ta pajisur me nënshtetësinë gjermane ishte i padrejtë, pasi ai ishte për barazi gjinore, dhe se nuk i jepte dorën as burrave dhe as grave.

Por gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje ‘si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave’ dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Sipas gjykatës, dhënia e dorës të tjerëve ka ‘rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës’ mes njerëzve në Gjermani.

Në vendimin e gjyjatës u tha po ashtu  se pandemia nuk mund të përdoret si argument për mos dhënien e dorës, pasi për shkak të traditës së gjatë historike që ka ky veprim  gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV