Gjobat ndaj qytetarëve/ Lleshaj: Policia e detyruar, mbajtja e maskës më minimalja që mund të bëjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për numrin e lartë të gjobave të vendosura nga policia sot për mosmbajtjen e maskës nga qytetarët.

Lleshaj shkruan ndër të tjera se policia është e detyruar nga ligji dhe mbajtja e maskës është gjëja më e vogël por dhe më e madhe që mund të bëjnë qytetarët.

 “Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19. Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.”, shkruan Lleshaj.

Që nga data 15 tetor kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim dhe deri sot janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV