Uzuni i pafat/ Covid i shuan ëndrrën për tu përballur me Messin në “Camp Nou”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myrto Uzuni do të humbasë sfidën e madhe në “Camp Nou” për shkak të Covid-19.

Futbollisti beratas nuk ka qenë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Kisvardës në kampionatin hungarez të premten. Gjithashtu ai nuk ka marrë pjesë as në seancat stërvitore të Ferencvaros ditët e fundit.

Uzuni humbet kështu përballjen historike me Lionel Messin në Spanjë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e klubit për mungesën e Uzunit, por mësohet se futbollisti nuk ka simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, në pritje që tamponi të dalë dy herë negativ për t’u kthyer përsëri në fushën e lojës.

Uzuni ka qenë një lojtar vendimtar për skuadrën e tij në kualifikueset e Uefa Champions League. Ferencvarosi i tij do të përballet me Juventusin dhe Barcelonën në grupe kështu që Uzuni do të ketë mundësi të përballet me Ronaldon dhe Messin në ndeshjen e kthimit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV