Policia italiane ka vënë në pranga 2 të mitur shqiptarë të akuzuar për shpëndarje të lëndëve narkotike.
Dy shqiptarët u arrestuan në flagancë, në qëndrën historikë të Ragusa-s, ndërkohë që po i shisnin drogë një të mituri tjetër.
Lëvizjet e tyre ishin pikasur nga agjentët, të cilët dyshonin për një aktivitet të paligjshëm duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dy të miturit shqiptarë.
Nga hetimet e kryera u bë i mundur sekuestrimi i 350 gramëve mariuanë si dhe materialet për paketimin lëndës narkotike në doza të vogla. Të dy të miturit u dërguan dje në qendrën e parë të pritjes në Catania. /Ra.My.Fjala.al/