Manastirliu: Prioritet që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, deklaroi se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal.

Manastirliu deklaroi nga Lezha se viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, po ashtu theksoi se objektivi kryesor është që çdo spital rajonal të ketë njësinë e mamografisë.

Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale, duke i pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu ka bërë apel që çdo grua gjatë këtij muaji edhe në vazhdim të mos e neglizhojë kontrollin e gjirit.

Në muajin Tetor ne jo vetëm që ofrojmë këtë shërbim për gratë deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, por thirrja e cila do të vijojë të bëhet këtë muaj por edhe në vazhdim është për çdo grua duhet të shkojë pranë mjekut të familjes të kontrollohet edhe të vijë gjithashtu pranë poliklinikave të spitaleve rajonale për të bërë ekzaminimin e mamografisë”, apeloi Manastirliu.

Përgjatë muajit Tetor në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet falas me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8:00-18:00 dhe të shtunën, nga ora 9:00-14:00.

Lexo edhe :  Manja i përgjigjet Dumanit: Jemi në krah të drejtësisë. Nuk duam drejtimin...

Gjithashtu janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin, sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht mamografët e lëvizshëm janë në Lushnje dhe Bulqizë, ndërsa do të vijojnë gjatë muajit Tetor në Kuçovë dhe Milot./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Spitali i Tropojës pa mjekë, qytetarët: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

Në qytetin verior të Shqipërisë, Tropojë, ka mungesë të theksuar të mjekëve specialistë duke e shndërruar spitalin e Bajram...

“Mbylle gojën dhe hetohu”/ Kokalari sulmon Malltezin: Ti dhe familja jeni arsyeja…

Edhe pse prej më shumë se një viti është në arrest shtëpie, për shkak se akuzohet për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ndjek me vëmëndje...

Aulon Kalaja: KQZ pranoi të më japë pamjet filmike të numërimit të votave

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, i cili nuk arriti ta fitonte dot mandatin pas përfundimit të numërimit të...

Ngjela: Situata penale e Berishës po rëndohet çdo ditë e më shumë!

Situata penale e Sali Berishës rëndohet nga dita në ditë, ku pas humbjes së thellë të zgjedhjeve të 11 majit, me rezultatin më të...

Humbja shqiptare e LaCivitas dhe fryma botërore anti-Trump

Nga Skënder Minxhozi Orët e para të të hënës kanë sjellë turma të mëdha entuziaste në rrugët e Bukureshtit me flamuj rumunë dhe ato të...

Lajme të tjera

Web TV