Sërish shifra të larta/ MSH: 297 raste të reja dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

297 raste të reja pozitive dhe 4 humbje jete janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, për shkak të Covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë këtyre orëve janë kryer 1375 testime dhe janë shëruar 116 qytetarë duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër,
25 raste në Durrës dhe Korçë,
18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier,
9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,
6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,
4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë,
1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.”, shkruan Ministria në njoftimin e saj.

Kujtojmë që ditën e djeshme u shënua rekord rastesh të reja me 301 raste pozitive dhe 3 viktima nga pandemia.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë Vlorë, Fier dhe Durrës janë minim i autonomisë vendore dhe demokracisë lokale', sipas anëtares...

“Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Presidentit Trump”

Pas reagimeve të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar këtë të diel...

Milani dhe Interi duan shqiptarë! “Djalli” merr Jasharin, zikaltrit Xhakën

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për...

Po mësohemi me shpërthimet e Trumpit – por kur ai hesht, duhet të trembemi

Nga Jonathan Freedland Në ekonominë globale të vëmendjes, një titan qëndron mbi të gjithë të tjerët. Donald Trump mund ta përqendrojë vështrimin e botës me...

Ura e Gjoricës, automjetet përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e rrugës së Arbrit në urën e Gjoricës mbi lumin Drin. Blutë bëjnë me dije...

Lajme të tjera

Web TV