Champions/ Bayern ‘dërrmon’ Atleticon, Lukaku shpëton Interin nga humbja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionët në fuqi të Evropës, Bayern Munchen kanë shkatërruar Atletico Madridin në “Allianz Arena”. Skuadra e Flick e mbylli në avantazh të dyfishtë pjesën e parë ku arriti të shënonte me Coman dhe Goretzka. Në të dytën Tolisso në minutën e 66’ shënoi të tretin dhe më pas Coman kompletoi dopietën e tij në minutën e 72’ duke çuar shifrat në 4-0. Bavarezët po tregojnë edhe një herë se janë skuadra për tu mundur në këtë kompeticion.

Atalanta e Gasperinit shkëlqeu ndaj Midtjylland duke shkatërruar miqtë 0-4. Pjesa e parë u mbyll 0-3 me golat e Zapata, Gomez dhe Muriel ndërsa në të dytën Miranchuk vulosi në fund të sfidën duke çuar rezultatin në 0-4.

Barazim zhgënjyes për Interin në shtëpi që u ndal nga Borussia Moenchengladbach. Zikaltërit u zhbllokuan në pjesën e dytë me Lukakun, por Vidal shkaktoi një 11-metërsh që u shndërua në gol nga Bensebaini. Gladbach kaloi në avantazh në minutën e 84’ me Hoffman, por Lukaku shënoi sërish duke shmangur humbjen për zikaltërit.

Liverpool mposhti minimalisht Ajaxin me një autogol të Tagliafico në minutën e 35’. Në sfidat e tjera, Man.City mposhti Porton 3-1, Olympiacos triumfoi minimalisht ndaj Marseille, ndërsa në sfidat e orës 18:55, Real Madrid u mposht nga Shakhtar ndërkohë që Salzburg dhe Locomotiva e Moskës u ndanë në barazim.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV