Pranga 4 persona në Gjirokastër, transportonin emigrantë të paligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër perona janë vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës brenda pak orësh. Mësohet se janë goditur 2 raste të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasit D. B., A. R. dhe J. Sh., të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të fshatit Vanistër, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Ford” dhe “Volksëagen”.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Çarçovë-Përmet, në afërsi të fshatit Munishtir, duke transportuar 6 shtetas të huaj me një mjet tip furgon të marrë me qira, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./la.mi/Fjala.al

Të fundit

Itali, vritet nga pronari i banesës 25-vjeçari shqiptar gjatë një tentative grabitjeje

Një ngjarje tragjike është regjistruar në provincën e Salernos, Itali, ku një i ri shqiptar, 25 vjeç, ka humbur jetën...

SPAK dorëzon pretencën për “Metamorfozën”, ja dënimi që kërkohet për të pandehurit

SPAK ka lexuar ditën e sotme pretencën ndaj të akuzuarve të dosjes "Metamorfoza", në gjykimin me kohë të shkurtuar. Pëllumb Gjoka 14 vjet burg Edmond Preka...

“Duhet ta hedhin jashtë si qen”/ Trump kërkon shkarkimin e gazetares së CNN

Presidenti i SHBA-së e quan ‘lajm të rremë’ raportin e kanalit CNN mbi ndikimin e kufizuar të sulmit të SHBA-së në objektet bërthamore të...

Zgjedhjet/ Avokatja e Popullit: Kemi parë vetëpërmbajtjeje nga politika

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në tryezën e diskutimit për procesin zgjedhor, tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha e përdorur nga politika ka...

Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë, arrestohet shoferi, kaloi me portokalli

Policia Rrugore e Tiranës arreston shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në pranga u...

Lajme të tjera

Web TV