DOKUMENTET/STAS-i interes për albanologët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-sigurimi gjermano-lindor ka treguar interes për Kongresin e gjuhës shqipe të zhvilluar më 7 dhe 8 dhjetor 1984 në Tiranë. Sipas dokumenteve që ndodhen në arkiv, STAS-it nuk i ka interesuar përmbajtja dhe qëllimi i kongresit, por vetëm pjesëmarrësit në të, një pjesë e të cilëve ishin albanologë të shquar që vinin nga Gjermania Lindore ose ajo Perëndimore.

Sipas dokumentit 22854, të sektorit që merrej me kundërspiunazhin në Ministrinë e Sigurimit të RDGJ-së, major Ditrich ka marrë raportin mbi kongresin e gjuhës nga bashkëpunëtori me pseudonimin “doktori”.

Bashkëpunëtori ka qenë një GMS, që do të thotë se ka qenë bashkëpunëtor shoqëror i sigurimit, një lloj i veçantë bashkëpunëtori jozyrtar, të cilët kanë filluar të regjistrohen pas vitit 1968. Dokumenti quhet – Kongresi për problemet e gjuhës shqipe, më 7 dhe 8 dhjetor 1984, në Tiranë.

Në të shkruhet: Shërbimit tonë i është bërë jozyrtarisht e ditur se kongresi zhvillohet nën kujdesin e gruas së Enver Hoxhës dhe duhet të gjejë pasqyrim të gjerë në shtypin shqiptar. Në kongres, i cili kishte në rend të ditës çështje të transformimit të gjuhës, ortografisë e gramatikës, merrnin pjesë 300 shqiptarë.

Ata ishin përveç se gjuhëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Universitetit të Tiranës edhe njerëz të kulturës e të shkencës. Përveç tyre në kongres merrnin pjesë edhe dr. Köteritz (dr. Këteric), historian gjuhe, nga Gjermania Perëndimore.

Nga Gjermania Perëndimore ishte ftuar edhe një albanolog tjetër, i cili nuk erdhi në kongres. Po ashtu, pjesë merrte një albanolog nga Suedia, katër italianë (ndër të cilët një farë dr. Altimari), një francez dhe një greke (me origjinë shqiptare).

I ftuar, po ashtu, ishte një shkencëtar jugosllav, i cili për arsye që nuk dihen nuk morri pjesë në kongres. Gjuhëtarë bullgarë nuk u ftuan. Një diplomat i ambasadës bullgare në Tiranë tregoi pakënaqësi të madhe, sepse Republika Popullore e Bullgarisë është përpjekur kohët e fundit për përmirësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Lexo edhe :  Referendumi në Prusinë Lindore dhe pasojat e dhunshme ndaj polakëve

Në kongres morën fjalën katër shkencëtarë të huaj: dr. Këteric, dr. Altimari, një gjuhëtar nga RDGJ-ja dhe një francez. Më pas raporti tregon për çfarë është folur nëpër korridore. Për shembull, në një nga pasazhet lexohet: “Prof. Buda, nga Akademia shqiptare e Shkencave, më tha se prof. Irmscher (Irmsher) nga Akademia e Shkencave të Gjermanisë Lindore (RDGJ) do të marrë së shpejti një ftesë për të marrë pjesë në një kolegjium gjuhe në Tiranë. Tema nuk është bërë e njohur.

Buda më tha po ashtu se Akademia e Shkencave të Gjermanisë Lindore është e gatshme të ndihmojë Akademinë shqiptare të Shkencave për përpunimin e një gramatike për mësimin e gjuhës shqipe. ASHSH-ja është në çdo kohë e gatshme të konsultohet.

Më pas shkruhet: Në një diskutim me prof. Budën u bë e njohur se Shqipëria ka bërë plane për të zgjeruar mësimin e gjuhës gjermane. Gjermanishtja do të futet si gjuhë e huaj në shkolla. Jozyrtarisht thuhet se Shqipëria do t’i drejtohet Gjermanisë Perëndimore (RFGJ), nëse nuk merr ndihmën e duhur nga Gjermania Lindore.

Deutsche Welle / Përgatiti për botim L. Veizi

Të fundit

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm...

Grabitje në Dibër, hajdutët nuk kursejnë as frigoriferin, para, bizhuteri e ushqime

Një banesë është grabitur mbrëmjen e së shtunës në fshatyin Kastriot të Dibrës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në...

Pas porosisë së Ramës, Bashkitë hapin zyrat për të ndihmuar pensionistët me e-Albania

Kaluan vetëm disa orë nga porosia e Kryeministrit Edi Rama që Bashkitë në të gjithë territorin të hapin zyrat e asistencës për pensionistët që...

Lajme të tjera

Web TV