Kombëtarja e femrave drejt Skocisë, trajneri Grima: Dua maksimumin nga kjo ndeshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e femrave të futbollit ka udhëtuar sot drejt Skocisë, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës të vlefshme për Eliminatoret e “EURO 2022”. Pas katër ditësh grumbullim në Shkodër, përfaqësuesja kuqezi është nisur sot drejt Edinburgut, ndërkohë që ndeshja ndaj Skocisë do të zhvillohet të premten, 23 tetor në stadiumin “Tynecastle Park”, duke filluar nga ora 20:30.

Trajneri Armir Grima, i cili për këtë sfidë ka thirrur 20 vajza, shprehet i kënaqur për impenjimin e shfaqur nga futbollistet e ftuara gjatë këtyre ditëve, ndonëse epidemia e “COVID-19” ka sjellë edhe probleme duke ndikuar në zgjedhjet teknike.

Duke folur për mediat, trajneri i Kombëtares u shpreh: “Përgatitjet me vajzat gjatë këtyre ditëve kanë shkuar mirë. Personalisht jam i kënaqur me impenjimin e vajzave gjatë këtyre ditëve në stërvitje. Normalisht në kohë të tillë epidemie kemi pasur edhe ne problemet tona, kemi mungesa të rëndësishme në skuadër, por duke parë impenjimin dhe dëshirën e vajzave, besoj se do realizojmë një paraqitje të kënaqshme. Sigurisht, nuk janë problemet fizike ato që na shqetësojnë, por fakti se disa nga futbollistet nuk kishin mundësi t’i bashkoheshin skuadrës për shkak të pandemisë”, – tha Grima.

I pyetur për objektivat që i ka vënë skuadrës në këtë vizitë të vështirë, trajneri shkodran kërkon që Kombëtarja të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze ndaj Skocisë.

Ne presim që të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze me Skocinë. Duke pasur parasysh faktin që edhe futbolli i femrave ka ardhur në rritje si edhe duke ditur që kemi përballë një ndër ekipet më të mira të Evropës, është shumë e rëndësishme për ne që të bëjmë një përfaqësim sa më të mirë”, – vijoi ish-futbollisti, i cili synon që skuadra të marrë maksimumin në këto eliminatore dhe të bëjë hapa para në drejtim të rritjes së cilësisë.

Lexo edhe :  Brighton përmbys Manchester Cityn brenda 45 minutave, Brajan Gruda fantastik

“Objektivi ynë në këto eliminatore është që të zhvillojmë ndeshje sa më të mira dhe të arrijmë të marrim maksimumin ndaj kundërshtarëve më të fortë që kemi përballë. Njëkohësisht synojmë që të lëmë poshtë nesh Qipron në renditjen e përgjithshme”, – deklaroi ndër të tjera Armir Grima në prononcimin e tij për mediat.

Shqipëria ndodhet në grupin E të këtyre eliminatoreve të këtij Evropiani, me Portugalinë, Skocinë, Qipron dhe Finlandën. Në ndeshjen e fundit që u zhvillua në 11 mars 2020, vajzat kuqezi morën një fitore 0-2 në fushë të huaj me Qipron./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një...

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Lajme të tjera

Web TV