Greqia ka zgjedhuar gruan e parë presidente në historinë e shtetit grek. Në krye të shtetit grek do të jetë Ekaterini Sakelaropulu.
Sipas mediave greke, Sakelaropulu u zgjodh presidente me 261 pro dhe 33 abstenim.
Pas përfundimit të votimit, Kryetari i Parlamentit do të shkojë në Këshillin e Shtetit për të njoftuar rezultatin e votimit për Presidenten e re të Republikës, e cila pason presidentin Prokopis Pavlopoulos.
Ekaterini Sakellaropoulou aktualisht mban detyrën e Presidentes së Këshillit të Shtetit, gjykatës më të lartë në Greqi.
Nga ana e tij, Mitsotakis u shpreh se, “Termi qytetar është i gjinisë mashkullore, por demokracia, Greqia dhe progresi janë gjini femërore. Dhe ky fakt na fton të bëjmë një hap të madh. Vlerësoj se është momenti që vendi ynë të ketë në postin më të lartë një greke të denjë”.
Mandati i saj do të jetë 5-vjeçar, duke filluar nga 13 marsi, kur të përfundojë ai i Presidentit në detyrë, Prokopis Pavlopoulos.