Bashkimi Evropian vendos sanksione ndaj kreut të inteligjencës ushtarake ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kreut të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, GRU dhe ndaj një zyrtari të kësaj agjencie, për përfshirjen e tyre në sulmin kibernetik të vitit 2015, ndaj Dhomës së Ulët të Parlamentit të Gjermanisë.

Në gazetën zyrtare të BE-së u publikuan të enjten emrat e personave dhe entiteteve që janë sanksionuar nga blloku dhe u tha se ata “janë përgjegjës për përfshirjen” në sulmin kibernetik ndaj sistemit të informacionit të Bundestagut. Ky sulm u tha se ka ndodhur në prill dhe maj të vitit 2015.

Gjatë sulmit, sistemet operative kishin dalë jashtë funksionit për disa ditë dhe një “sasi e konsiderueshme” e të dhënave ishin vjedhur, teksa e-mail-et e disa anëtarëve të parlamentit – përfshirë edhe atë të kancelares Angela Merkel- ishin “prekur” nga ky sulm tha Këshilli i BE-së.

Entiteti, të cilit i janë ngrirë asetet, është njësia brenda agjencisë GRU, zyrtarët e së cilës kanë marrë pjesë në sulmin kibernetik ndaj Bundestagut, tha BE-ja.

Dy zyrtarët që janë sanksionuar, do t’iu ngrihen asetet dhe nuk do të mund të udhëtojnë në BE. Njëri prej tyre është Dmitry Badin, të cilin BE-ja e përshkruan si pjesë të ekipit që ka kryer sulmin kibernetik, shkruan REL.

BE-ja po ashtu ka sanksionuar Igor Kostyukov, duke thënë se ai, si kreu i GRU-së, është përgjegjës për sulmet kibernetike që ka kryer agjencia që ai udhëheqë.

Blloku evropian tha se kjo njësi e GRU-së po ashtu ka marrë pjesë në tentimin për të hakuar rrjetin e Wi-Fi në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike në prill të vitit 2018.

Kostyukov edhe më herët është sanksionuar nga BE-ja për shkak të rolit të tij në helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia me agjentin Noviçok më 2018 në Britani.

Lexo edhe :  Administrata Trump do të djegë 500 tonë ushqime që ishin blerë nga USAID

Prokurorët në Gjermani, ndërkaq, kanë lëshuar një urdhër-arrest për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi dyshohet se bën pjesë në grupin e hakerëve, të njohur me emrin Fancy Bear.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e BE-së dhe Gjermanisë se qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj Parlamentit gjerman./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV