Duka rrëfen takimin me kryeministrin: Fitoi futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bojkoti i Ligës duket në hapat e fundit. Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, zbuloi se ka pasur një takim me kryeministrit Rama ku kanë diskutuar për ngërçin që është krijuar dhe mundësinë për të plotësuar kërkesat e Ligës në mënyrë që ti japin fund bojkotit.

Në deklaratën e tij për mediat, Duka theksoi se kryeministri i ka premtuar se do të marrë në konsideratë çështjet që Liga dhe FSHF kanë ngritur.

“Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet që përmes ndryshimit të legjislacionit të bashkohet pasioni me paratë. Pra, pasioni mos të bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë.

Tym i bardhë për nisjen e futbollit? Shiko, futbolli duhet të luhet dhe është i dëmshëm ndërprerja e tij. Por, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet të luajtur. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës”, u shpreh ai.

Më tej Duka theksoi se në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet.

“Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.

Futbolli? Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli.

Pretendimet? S’është çështje numrash. Një fond për sportin është pak, ka nevojë shumë më shumë.

Afat nga kryeministri? Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se ai vetë do të japë ndonjë prononcim vetë. Kush s’është i lumtur kur fillon futbolli, gjithë jemi të lumtur”, tha Duka./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV