Ambasada amerikane në Turqi ka ngritur alarmin për sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të huajve të tjerë në vend.
Mësohet se nga të dhënat e shërbimeve sekrete amerikane, po përgatitet një sulm kundër tyre dhe, menjëherë ambasada ka pezulluar përkohësisht shërbimet konsullore.
‘’Kemi marrë raporte të besueshme për sulme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve nga SHBA, në qytete si Stambolli dhe jo vetëm’’, deklaroi ambasada.
Zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, veçanërisht në ndërtesa të mëdha zyrash, qendra tregtare dhe vende të tjera ku mblidhen të huajt.
Shërbimet e qytetarëve dhe vizave do të pezullohen përkohësisht në të gjitha konsullatat amerikane në Turqi.
Zëdhënësi i ambasadës amerikane falenderoi qeverinë turke për mbështetjen dhe sigurimin e qyetatërve në Turqi.
Kjo nuk është hera e parë për ngritjen e një alarmi të tillë. Më parë, një grup i ekstremit të majtë ka shënjestruar ambasadën amerikane në Ankara./Re.D/Fjala.al