‘Skualifikohet nga gara’, Tritan Shehu: Vendimin e kanë tagër vetëm Basha dhe Kryesia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu të premten ka reaguar në lidhje me lajmin për skualifikimin e tij nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve për deputet në PD, pasi baza e partisë e konfirmoi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Shehu thekson se vendimin për të kandiduar për deputet pas votimit të anëtarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombetar dhe askush tjetër.

Së pari realisht nuk dua të komentoj mendimet që mund të kenë për mua individë të ndryshëm, qoftë dhe pjesë e ndonjë “komisioni”, kjo do të më dukej e tepërt, jo e nevojeshme dhe vlerësuese”, shkruan ai.

Ai thekson se kjo nuk ka ndonjë rëndësi thelbësore, të qenit apo jo deputet, për veprimtarinë e tij politike, të cilën e kam realizuar që me 1990 si një nga nismëtaret e PD, si kryetar i saj, ministër, deputet apo pa pasur asnjë nga këto ofiqe kudo ku kam qenë apo ku jam.

Vendimi për të kandiduar për deputet mbas votimit të anëtarësisë se PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjetër”, thekson Shehu.

Sipas tij, vlerësimi i vërtetë për të ishte ai votim, që bëri së fundmi antarësia e PD-së së Gjirokastrës, e cila ashtu siç e ka mbështetur në gjithë këto vite e mbështeti përsëri me votën e saj të qartë.

“Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mençur, që ashtu siç dinë të të “hapin derën”, dinë edhe të ta “mbyllin atë”, siç edhe ka ndodhur”, shkruan Shehu.

Lexo edhe :  Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Tritan Shehu është një nga 13 emrat që janë mësuar deri më tani se u skualifikuan nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike.

Burime për Fjala.al, bëjnë me dije se skualifikimi i 13 ish-deputetëve të PD-së të legjislaturës së fundit, prodhoi zhurmë, ku përveç emrit të Shehut, një ditë më parë u mësua se nga lista e propozuar u përjashtua edhe Nada Meçorapaj, ish-deputete e Vlorës, Romeo Gurakuqi, i cili në 2017 ishte i pari në Shkodër, Lindita Metaliaj që u zgjodh deputete në Lezhë në 2017, apo Fatbardha Kadiu në Durrës.

Ervin Salianji dhe Endri Hasa janë gjithashtu të skualifikuar nga Komisioni.

Kujtojmë se nëpërmjet votës kundër anëtarësia e Partisë Demokratike ndëshkoi ish deputetët Hekuran Hoxholli në Korçë, Klevis Balliun në Pogradec dhe Astrit Veliaj në Berat.

Por anëtarësia e PD ishte e ashpër edhe me ish kryebashkiakët, duke përjashtuar tre prej tyre, Bashkim Shehun e Kukësit, Besnik Dushajn e Tropojës dhe Eduard Kaprin e Pogradecit.

Tashmë do të jetë Kryesia e Partisë Demokratike ajo që do të ketë në dorë listën me 326 emra, ndër të cilët do të përzgjedhë 80% të listës finale, ndërsa në 20% të listës kryesia do të ketë të drejtë të përfshijë edhe emra të tjerë, për të siguruar përfaqësimin e të gjitha grupeve të interesit.

Lista finale e kandidatëve për deputetë pritet të zyrtarizohet në janar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse fatale. Aktorja dhe artistja flet...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

Lajme të tjera

Web TV