Komisioni rrëzoi emrin e tij, reagon për herë të parë Ervin Salianji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas përjashtimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, duke u shprehur se misioni i tij i vetëm është që demokratët të jenë fitues.

Ai shprehet se nuk është konsumuar në pushtet duke risjellë në vëmendje që në zgjedhjet e kaluara ka marrë vlerësimin më të madh nga anëtarësia si edhe rezultatin më të lartë që PD ka marrë në qarkun ku ka kandiduar.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare . Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar Për këtë dhe vetëbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”, shkruan Salianji.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike e vendosi Salinajin tek kandidatët që u shtyhet aprovimi, ku përveç tij kishte dhe emra si Luan Baçi, Endri Hasa, Tritan Shehu etj.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV