Përplasje në Tottenham, Mourinho kapet me lojtarin pak para ndeshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet te skuadra e Tottenham duket se nuk kanë të mbaruar, pavarësisht se në krye të saj u vendos një emër i lakmuar nga shumë skuadra, si ai i portugezit Jose Mourinho.

Në një raportim të “ Daily Mail” bëhet me dije se Mourinho ka pasur një përplasje me mbrojtësin e majtë pak para ndeshjes me Watford-in në dhomat e zhveshjes. Deni Rouz ishte ende i nxehur ngaqë Mourinho e la jashtë grumbullimit në takimin e fundit. Në një komunikim me mediet trajneri tha se mbrojtësi ishte ankuar për një dhimbje në shpinë dhe për këtë arsye ai kishte vendosur të mos e grumbullonte, por mesa duket Rouz paska qenë i gatshëm për të luajtur.

Megjithatë sjellja e lojtarit e acaroi së tepërmi Mourinhon i cili vendosi që ta dënonte 29- vjetarin në stërvitje vetëm.

Në konferencën e zhvilluar para takimit me Watford, Mourinho tentoi të qetësonte situatën.

“Nuk kam asnjë problem me atë. Arsyeja përse nuk e grumbullova kundër Midellsbrout është se kemi një mbrojtës të majtë që duam ta përmirësojmë dhe ishte një shans i shkëlqyer për të luajtur Sesenjon. Paraqitja e tij kundër Liverpulit nuk ishte gjithashtu fenomenale.

Të enjten, përpara Watfordit mora një telefonatë nga mjekët dhe më thanë se ka një problem në shpinë dhe nuk mund të stërvitet të nesërmen. Kështu që të premten, ditën përpara ndeshjes, ishte disi surprizë që ai ishte gati të stërvitej. Nuk ishte ndonjë problem i madh, kështu që unë vendosa të luaj me Tangangën dhe kisha Rajanin në stol. Kjo është situata”-u shpreh Jose Mourinho./Fjala.al/

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV