Thyerja e stolave dhe dhuna në stadium, arrestohet një person në Korçë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje u luajt në Korçë ndeshja e javës së 18-të midis Skënderbeut dhe Partizanit, e cila u mbyll me rezultatet 3-2.

Përveç emocioneve të shumta të kësaj përballjeje, që mbajti të lidhur tifozerinë deri në sekondën e fundit të lojës, në stadium pati edhe probleme.

Një tifoz tentoi të hyjë në fushë pas penalltisë së Partizanit ndaj Skënderbeut në minutën e 6-të të lojës, ndërsa të tjerë persona kanë shfaqur dhunë e kanë thyer stolat.

Në një njoftim të Policisë së Shtetit bëhet me dije se është arrestuar një person dhe po proceduar penalisht një tjetër, pas ndeshjes së djeshme.

Po ashtu policia informon se ata kanë prishur qetësinë publike, duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

“Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: V. K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.

Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Fjala.al/

Të fundit

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë...

Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç’do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

SPARTAK NGJELA - Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse...

Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues nga KAS, por pa garanci për rinumërimin

Rrotullohet fati për kandidatët e ‘tradhtuar’ nga partia e tyre. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar si të ligjshme...

Makina përplas një grup nxënësish të shkollës, 4 të plagosur

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. Mësohet se tre fëmijë dhe një i rritur u...

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë Nancy VanHorn, zbardhen bisedimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn....

Lajme të tjera

Web TV