Paralajmërimi i Merkel: Virusi po egërsohet, takoni sa më pak njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja Merkel apeloi sërish të shtunën në videomesazhin javor tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet personale për të ulur valën e pandemisë. Gjermania shënon rritje masive të infektimeve.

Para rritjes masive të numrit të infektimeve këtë javë në Gjermani, kancelarja Merkel sërish në videomesazhin e saj javor apeloi tek qytetarët që të reduktojnë sa të mundin kontaktet që të përballohet përhapja e madhe e pandemisë.

“Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos, se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz,”, tha Merkel të shtunën.

Vetëm para një jave, Merkel me një apel dramatik në mesazhin javor kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve dhe bëri thirrje për kujdes në kohën e rritjes së infektimeve. Ky apel shkaktoi shumë reagime në Gjermani. Vetëm një javë, situata e pandemisë është ashpërsuar, tha Merkel këtë të shtunë.

“Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë.”  Në videomesazhin para një jave, Merkel kërkoi uljen e kontakteve familjare, moskryerjen e udhëtimeve të panevojshme, dhe bëri thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Ndërkohë në Gjermani numri i vdekjeve nga COVID-19 kaloi të 10.000 vetët të shtunën dhe u regjistrua një vlerë e re rekord infektimesh prej më shumë se 14.000 vetë. /DW

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV