Shembjet nga tërmeti/ Shoqata e Arkitektëve: S’kemi asnjë përgjegjësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Arkitektëve ka dalë në një deklaratë publike lidhur me proceset hetimore pas tërmetit. Në deklaratë, Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cila brenda saj ka pjesën më të madhe të arkitektëve të licencuar në Republikën e Shqipërisë, shprehet se po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit.

Në deklaratë, pasi shpjegohen përgjegjësitë profesionale të arkitektëve, shoqata evidenton se “sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj”.

SHASH deklaron se mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjisë së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve.

“Por në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit funksionet profesionale të të cilit janë parashtruar me sipër.  Ekzekutimi i masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe procesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime me arrest / apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, duke shkaktuar dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për seicilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë mbetet në dispozicion për çdo ndihmë apo sqarim teknik profesional për institucionet përkatëse ligjzbatuese për të ndihmuar në saktësimin përgjegjësive profesionale të Arkitektit” shkruhet në deklaratën e arkitektëve.

Deklarata e plotë:

Prononcim publik dhe sqarim i institucioneve ligjzbatuese në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit dhe rolin e Arkitektit në proçesin e projektimit.

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë, e cila brenda saj ka pjesën më të madhe të arkitektëve të liçensuar në Republikën e Shqipërisë, po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me nxjerrjen e përgjegjësive për dëmet e tërmetit. Mendojmë se është e rëndësishme që të specifikohen disa elementë kyç për profesionin e arkitektit në lidhje me situatën e krijuar. Përgjegjësitë profesionale të arkitektit si projektues i lirë janë individuale të ndërlidhura me pikat e licensës profesionale të cilën shteti ja jep dhe njeh gjatë ushtrimit të profesionit.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesor sot

Roli profesional i arkitektit në proçesin e hartimin të një projekti të plotë është ligjërisht i mirëpërcaktuar në funksionet e mëposhtme: Zgjidhje volumetrike, zgjidhje funksionale, zgjidhje estetike të godinës që financohet nga një subjekt/institucion privat/publik, i cili Kontrakton shërbimin e projektimit tërësor të saj.

Pra, sipas legjislacionit në fuqi, por edhe atij analog ndërkombëtar, arkitekti nuk ka kompetenca profesionale dhe ligjore, që lidhen me hartimin e projektit konstruktiv të ndërtesës dhe për rrjedhoje nuk mund të ngarkohet me asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale të lidhur me qëndrueshmërinë statike dhe sizmike tërësore apo pjesëve të veçanta të saj.

SHASH mbështet nxjerrjen e përgjegjësive profesionale të lidhura me dëmet e tërmetit, por çdo hetim duhet të jetë i mbështetur me ekspertizën serioze profesionale sipas metodologjise së përcaktuar nga organet shtetërore lidhur me fazat e përcakimit të dëmeve si 1. Akt – konstatimi; 2 Akt- ekspertimi, të drejtuara dhe koordinuara nga institucioni përgjegjës, Instituti i Ndërtimit me grupet e ekspertëve të autorizuar nga Institucionet e shtetit. Akt konstatimi nxjerr në pah dyshimet lidhur me problemet potenciale, që mund t’i jenë shkaktuar godinës dhe vlerësimin a është fizikisht e banueshme apo jo. Në qoftë se godina konstatohet si e pabanueshme kalon në fazën e 2-të të akt ekspertimit ku në bazë të dyshimeve të konstatuara në fazën e parë bëhet një vlerësim tërësor teknik lidhur me projektin, zbatimin apo edhe ndërhyrjet potenciale që mund t’i kenë ndodhur godinës. Është pikërisht kjo fazë që ndan qartë përgjegjësite teknike dhe ligjore të seicilit aktor në proçesin e ndërtimit.

Por në as edhe një rast dëmet fizike të godinës nuk kanë lidhje me profesionin e arkitektit funksionet profesionale të të cilit janë parashtruar me sipër. Ekzekutimi i masave ekstreme nga institucionet ligjzbatuese pa u thelluar më parë në metodologjinë dhe procesin e përgjegjësive të dëmeve të tërmetit sipas fazave të përcaktuara me ndalime me arrest / apo tjetër, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, duke shkaktuar dëme traumatike për jetën dhe aktivitetin profesional individual apo familjar, për seicilin qytetar dhe profesionist të lirë të këtij vendi. Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë mbetet në dispozicion për çdo ndihmë apo sqarim teknik profesional për institucionet përkatëse ligjzbatuese për të ndihmuar në saktësimin përgjegjësive profesionale të Arkitektit.

Të fundit

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Lajme të tjera

Web TV