Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë turku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se pas verifikimit të të dhënave në sistem, rezultoi se shtetasi turk me inicialet I.E 42-vjeç, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Autoritetet Gjyqësore Gjermane, kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Nuk ka lidhje me zgjedhjet, fitoren e kemi të sigurt

Kryeministri Edi Ram ka reaguar pas akuzave se ulja e çmimit të energjisë elektrike u bë për efekt elektoral....

Fluksi i lartë i futjes së automjeteve nga jashtë, në diskutim rregulla të reja importi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5....

A i shkonin gocat Dash Shehit nga mbrapa? Politikani flet për rininë e tij

I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim....

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Konkurrenca. Por vendi i parë i...

“Po mbaj dy Big Brother-a”, Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços

Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP...

Lajme të tjera

Web TV