Iva Tiço në krah të Veliajt: Shndërrove Ivën në çiklisten kryesore të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga personazhet më të njohura të ekranit, Iva Tiço është shfaqur këtë fundjavë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj në turin e tij në të 27 njësitë vendore.

Sikurse shprehet edhe ajo, ndonëse nuk e ka votuar në fillim, falë punës dhe ndryshimeve pozitive në Tiranë, ajo ka ndryshuar mendim.

Tiço solli shembullin personal ku në fillim të mandatit, i dërgoi një mesazh kryebashkiakut Veliaj dhe menjëherë kishte gjetur zgjidhje.

Mbaj mend një nga herët e para, mbase Lali nuk e mban mend. Kam pasur me të gjithmonë komunikim si gazetare, ai politikan i ri, pastaj deputet, ministër, më vonë kryetar Bashkie. Kur është zgjedhur kryetar Bashkie ai me siguri nuk e mban mend saktë çfarë i kam shkruar.

Madje unë nuk kam votuar për të herën e parë, por herën e dytë. I kam shkruar dua vetëm 2 gjëra nga ty, që shpresoj të m’i bësh. Koshin e plehrave te cepi i pallatit dhe rrugicën e lagjes. Unë jetoj në zemër të Tiranës, pak pas Selvisë, në një rrugicë. Erioni më tha, kaq lal, ka kaq është minimumi.

Unë i thashë që po bëre kaq për mua është e mbaruar. Ajo që unë mendoj është që një kryetar Bashkie, përtej politikës së madhe, përtej votave, është që duhet të jetë një menaxher i mirë për qytetin.

Të bëjë jetën tonë, atë jetën tonë të vogël që duket mediokre, personale, egoiste. Po, po atë jetën e vogël që unë dal nga shtëpia, dal në një ambient të pastër, shkoj mbaroj punët e mia Ato u bënë menjëherë, koshi u bë pas rreth 2-3 muajve.

Për atë kosh, personalisht kisha shfrytëzuar edhe rolin tim si gazetare për të përcjellë shkresa vetëm që të vendosej një kosh, për te Fiks-Fare, disa emisione. Ai kosh për 4 vjet ishte hequr për t’i bërë qokën dikujt që mos ta kishte afër pallatit dhe lagjia ime për 4 vite të paktën, i kishte hedhur plehrat në një cep pallati.

Koshi u bë shumë shpejt, jo se ia kërkova unë, por sepse ishte për t’u bërë. Më pas u bë rrugica e lagjes dhe si çdo njeri, sigurisht që edhe unë e kam harruar se sa keq ka qenë. Kjo është jeta njerëzore, kjo është kujtesa njerëzore, ne harrojmë si kemi qenë”, thotë Tiço.

Lexo edhe :  Bujar Leskaj nga Athina: Do t’i japim zgjidhje njohjes së pensioneve në Greqi

Gazetarja e njohur thotë se falë Erion Veliajt, ka marrë zgjidhje edhe çështje e trafikut në kryeqytet.

Unë kam harruar që dikur për të dalë nga shtëpia, ishte qesharake, e kam pasur punën afër Sheshit Skënderbej, dhe dilja çdo ditë nga shtëpia te Selvia, kaloja te 9-katëshet dhe parkoja makinën në shesh për të shkuar në punë.

Më dukej gjëja më normale në botë. Futesha nëpër rrugica, në rrugica që mezi parkoja, në gjithë këtë stresin e Tiranës. Ajo që nuk ma merrte mendja është se sa do ndryshoja pas 6 vitesh nga një njeri që po të shihje statuset në Facebook, ishin parkimi dhe makina.

Tashmë unë edhe sot unë këtu kam ardhur me një mikeshën time, makina ime ka që në verë që është e mbyllur në parkim dhe nuk e përdor më.

Përdor vetëm korsitë e biçikletave dhe më duket e pabesueshme, them kush je ti dhe çfarë i ke bërë Iva Tiços. Të shndërrosh Ivën nga një njeri që jetonte në makinë, në çiklisten kryesore të Tiranës, është një gjë për mua e pabesueshme”, deklaroi Iva Tiço.

Ajo ka një mesazh për ata që i shohin me rezerva rreshtimin e personaliteteve shqiptare në krah të Veliajt.

Mendoj që çdo qytetar në një moment gjatë gjithë jetës së tij, duhet të rreshtohet, të thotë atë që ka në kokë dhe mbi të gjitha duhet të flasë për qytetin ku jeton, problemet e tij.

Nuk ka asnjë turp, nuk kemi pse të kompleksohemi, nuk kemi pse të themi , do thonë kështu, do thonë ashtu, ç’punë kam unë, po është puna ime. Është puna ime, është puna juaj, është puna e të gjithëve, që të flasim për jetën tonë të përditshme dhe ta bëjmë më të mirë”, u shpeh Iva Tiço.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tre variante për primaret/ Berisha: Jemi të detyruar të respektojmë sistemin rajonal

Ethet e garës brenda Partisë Demokratike kanë nisur të shfaqen, ku disa drejtues degësh kanë dorëzuar dorëheqjet për t’u...

Alarmi i FMN: Shqipëria e sfiduar nga plakja dhe emigracioni

Sfidat strukturore të ekonomisë po e mbajnë ende të sfiduar ekonominë shqiptare, pavarësisht ecurisë aktuale pozitive. Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në...

Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Eduard Zaloshnja Tek po shkruaj këto rreshta, 8.3% e kërkesave të emigrantëve në KQZ për të votuar janë të Qarkut Berat. Ndërkohë, ky qark ka vetëm...

“Luftë” me ujë mes Gjestit dhe Jozit, banorët ndjekin njëri-tjetrin në dhomë të gjumin

Një moment argëtues dhe plot humor ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjesti dhe Jozi janë zgjuar nga gjumi dhe kanë filluar...

Filmi i Michael Jackson me vlerë 150 mln dollarë, shtyhet për shkak të pengesave ligjore

Filmi biografik për Michael Jackson, ka hasur disa pengesa ligjore dhe është shtyrë për në 3 tetor 2025. Shkaku i vonesës lidhet me skenarin e filmit,...

Lajme të tjera

Web TV