Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ BE: Prisni opinionin nga Komisioni i Venecias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian kanë kërkuar që mazhoranca në Shqipëri të presë fillimisht opinionin e Komsionit të Venecias përpara se të rivotojë në Parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ishte ndër të parët që e kërkoi këtë gjë.

“Unë besoj se Komisioni i Venecias do të ofrojë ndihmë të menjëhershme mbi zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen pa rivotuar për të marrë këtë mendim në shqyrtim. Mezi pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkroi ai në Twitter.

Në të njëjtën linjë është edhe Eurodeputeti për Shqipërinë në PE, David Lega, që adresoi një kërkesë të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Rama.

“Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi.”, u shpreh ai.

Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri”, shtoi Lega.

Më vonë, Zëvendës Presidenti i PPE-së në Parlamentin Europian, Andrei Kovaçev, tha se Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e “Venecias”.

“Mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast, në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë”, u shpreh  Kovaçev.

Presidenti Ilir Meta ishte ai që iu drejtua Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion mbi këtë çështje. Ndërkohë, nga ana tjetër Kryeministri Rama duket i vendosur për të votuar ndryshimet në Kod përpara opinionit të Venecias.

Lexo edhe :  Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV