Belgjikë/ Mjekët e infektuar me COVID në krye të detyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e rasteve pozitive me Covid-19 dhe mungesa e stafit mjekësor ka detyruar Belgjikën të marrë disa masa jo të pëlqyeshme.

Stafi mjekësor në qytetin belg të Liege, janë detyruar të vazhdojnë shërbimin e tyre, ndonëse rezultojnë pozitiv me COVID.

Në rreth 10 qendra spitalore ku personeli ka kryer testimet, ka pasur një numër të konsiderueshëm të infektuarish nga anëtarë të stafit mjekësor, por që janë asimptomatikë.

Pavarësisht këtij fakti, i gjithë stafi është në krye të detyrës.

Kreu i Shoqatës së Sindikatave Mjekësore në Belgjikë është shprehur se nëse stafi do të vendoste për të ndaluar punën, do mjaftonin vetëm pak ditë që i gjithë sistemi spitalor të shembej.

Megjithatë, kjo situatë mbetet e papëlqyeshme, për shkak se rreziku i transmetimit të virusit tek pacientët e shtruar në spital është shumë i lartë.

Aktualisht një në tre persona të testuar rezultojnë pozitiv me Covid-19.

Spitalet po transferojnë pacientët në ambiente të tjera dhe po anulojnë ndërhyrjet kirurgjikale jo emergjente.

Ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke paralajmëroi se vendi ishte afër një “cunami” infeksionesh dhe ku autoritetet nuk mund të kontrollojnë më atë që po ndodh./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër...

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka vendosur të thyejë heshtjen dhe...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Nga erdhën lekët për VIP-at? Donald Trump nis hetimet kundër Kamala Harris

Donald Trump njoftoi sot se dëshiron të nisë një "hetim të madh" mbi mbështetjen që ish-kundërshtarja e tij në garën presidenciale Kamala Harris mori...

Lajme të tjera

Web TV