Abuzimi 1.5 mln $, arrestohet ish-drejtori i OST-së Klodian Gradeci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Hidrokarbureve, Klodian Gradeci. 45-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”.

Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Rinas teksa ishte kthyer nga Turqia.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”, i finalizuar më datë 06.10.2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Klodian Gradeci 45 vjeç, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës“- njofton policia.

Burime për “Fjala” bëjnë me dije se sipas të dhënave në sistemin TIMS, Gradeci ishte larguar në drejtim të Turqisë, vetëm një ditë para se prokurori Julian Xhengo të firmoste fletë-arrestet për 7 zyrtarë të AKBN-së, si dhe dy biznesmenë.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e kundraligjshme të punonjësve të saj, me në krye titullarin Klodian Gradeci, është 1.472.766 USD, të cilat më pas sollën dhe një ndjekje të çështjes dhe nga hetues amerikanë.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për...

Nuk i ndaloi postbllokut, policia qëllon me armë drejt të riut! Detajet nga ngjarja

Policia ka qëlluar me armë drejt një të riu, i cili lëvizte me makinë, pasi nuk i ndaloi postbllokut. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të shtunë, për të ndjekur...

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Lajme të tjera

Web TV