Theu derën e xhamisë për të marrë paratë, arrestohet i riu në Përrenjas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armand Ozuni 17-vjeç është arrestuar nga policia pasi dyshohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Përrenjasit.

Sipas policisë dy ditë më parë ai ka thyer derën e xhamisë së qytetit ku ka marrë 10.000 lekë. Ndërkohë që ditën e sotme ai ka marrë 20 000 lekë dhe një varëse floriri në një banesë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap dhe ndalua shtetasi Armand Ozuni 17 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet si autor i dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Përrenjasit, konkretisht:

Më datë 26.07.2020 dyshohet se ka vjedhur me thyerje në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë.

Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.,”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një muaj në qeli, reagon Veliaj: Nesër do mbroj veten dhe familjen!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë sërish një reagim teksa është bërë një muaj që po...

Publikohet video/ Çfarë tha Gjesti në dhomë të rrëfimit pas daljes së Eglit

Pas daljes së Eglit nga shtëpia e “BBVA4” për shkaqe shëndetësore, banorët e spektaklit në fjalë, por jo vetëm, mendojnë se arsyeja e tërheqjes...

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat me paratë në 2025

Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025. Sipas astrologes janë...

Investimi në hyrje të Shkodrës, nis prishja e 10 objekteve për t’i hapur rrugë projektit

Shkodra po i hap rrugë transformimit urban me një tjetër fazë të rëndësishme të punimeve për hyrjen e re të qytetit. Pas shpronësimeve, Inspektorati...

Berisha nxin vendin në mediat greke, reagon Rama dhe ironizon me bufin e kënetës

Plot 6 muaj nga nisja e bisedimeve, progresi i Shqipërisë për integrimin është vlerësuar nga vetë Bashkimi Europian dhe më 18 mars vendi ynë...

Lajme të tjera

Web TV