Gjermania dhe Franca po përgatiten për rikthimin e karantinës. Kancelarja gjermane Angela Merkel e mori vendimin vetëm pak minuta më parë, në mbledhjen me drejtuesit e 16 qarqeve. Ajo ka deklaruar se nga e hëna, Gjermania do te rifutet në karantinë.
Gjatë mbledhjes u diskutua për mbylljen e restoranteve dhe bareve, por shkollat dhe çerdhet do të mbahen të hapura. Njerëzit do të lejohen që të dalin në publik vetëm me familjarët e tyre.
Franca e cila ka parë më shumë se 50,000 raste të reja në ditë do të rikthehet sërish në karantinë, duke ndaluar lëvizjen e masave në rrugët e qytetit.
Por kostoja ekonomike ka të ngjarë të jetë e rëndë, duke zhdukur shenjat e brishta të rimëkëmbjes të vërejtura gjatë verës dhe duke rritur mundësinë e një recesioni të dyfishtë. Tregjet evropiane të aksioneve arritën të mërkurën nivelet e tyre më të ulëta që nga qershori, ndërsa euro ra kundër dollarit.
Udhëheqësit kanë qenë të dëshpëruar për të shmangur koston dëmtuese të bllokimeve, masat e reja pasqyrojnë alarmin në rritje me ritmin galopant të pandemisë nga Spanja, Franca dhe Gjermania në Rusi, Poloni dhe Bullgari.
la.mi/Fjala.al