Përplasjet Turqi-Francë, Erdogan padit revistën Charlie Hebdo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka paditur revistën satirike Charlie Hebdo për shkak të botimit të një karikature.

Avokati i kreut të shtetit turk, Huseyin Aydin, në fakt ka paditur drejtorin, kryeredaktorin dhe karikaturistët.

Në padinë e Erdogan, thuhet se një ofendim i tillë “nuk mund t’i atribuohet lirisë së shprehjes”.

Në karikaturën e publikuar, titulli i së cilës është “Erdogan në privatësi është shumë i mirë”, përshkruhet me të brendshme, i ulur në një kolltuk me një kanaçe në dorë, ndërsa ngre tunikën e një gruaje.

Duke iu referuar të pasmeve të një gruaje të zhveshur, ai thotë: Ouuuh! Profeti!

Kujtojmë se pak më parë, në një fjalim në televizion, presidenti turk deklaroi se po kalojmë një periudhë ku Islami, Islamofobia dhe mosrespektimi i Profetit është përhapur si kancer, veçanërisht mes liderëve të Evropës.

Kam dëgjuar që revista që boton karikatura të shëmtuara dhe të pamoralshme në Francë, po më shënjestron me një të tillë komike. Unë se pashë aty humorin, pasi e konsideroj diçka mizore edhe për reputacionin tim”, tha ai.

Çfarë jamë unë, pasi nuk kam nevojë të them asgjë në lidhje me të pabesët që fyen profetin tim të dashur. Ne e dimë se qëllimi i kësaj fyerje nuk jam unë personalisht, por vlerat tona që ne përfaqësojmë dhe mbrojmë. Indinjata ime është se revista është një burim i mosrespektimit të Profetit tonë”, shtoi më tej Erdogan.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ditët e fundit ka sulmuar presidentin francez Emmanuel Macron për politikën e tij kundër “separatizmit islamik”, madje duke spekuluar se mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Lexo edhe :  Përmbytet gomonia me emigrantë në Angli, humb jetën 1 person dhe shpëtohen 62 të tjerë

Një reagim i tillë i presidentit Erdogan krijoi një valë zemërimi në të gjithë Evropën, ndërsa Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të...

Lajme të tjera

Web TV