Vlonjatit i sekuestrohet pasuria 300 mijë euroshe, në Greqi i dënuar për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash në Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vitin 2017 kanë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, materialet në ngarkim të shtetasit J. Xh., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë si më poshtë:

* 2 Njësi shërbimi me sipërfaqe 56 m2, dhe 18 m2, në Vlorë.
* 3 apartament banimi, 2 në Vlorë dhe 1 në Tiranë.
* 1 automjet i markës “Renault”.

Shuma e sekuestrimit kap vlerën e 300.000 euro sipas çmimit të tregut.

Ky shtetas ka qenë i dënuar në Greqi, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e kësaj veprimtarive të paligjshme.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Zjarri në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës, Balluku nxjerr pamjet

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka ndarë pamjet e zjarreve në pyllin me pisha mes Patosit e Mallakastrës dhe thotë se ekipet e Emergjencave Civili të...

Lajme të tjera

Web TV