Kodi Zgjedhor/ Spiropali: Nuk është çështje urgjente për Komisionin e Venecias

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Elisa Spiropali, tha se çështjet e Reformës Zgjedhore nuk janë çështje urgjence për Komisionin e Venencias.

E ftuar në emisionin “Open”, Spiropali  tha se ky vendim nuk do të ketë kosto për integrimin e vendit dhe sipas saj, vendi i ka bërë detyrat.

“Jemi 6 muaj para zgjedhjeve, nuk mund të hymë nëpër aventura ku do të na fusë Presidenti. Presidenti nxori një dekret nul për shtyrjen e zgjedhjeve dhe as partia e tij nuk doli në zgjedhje atë ditë. Çdo mëndje racionale dhe çdo shtet që ka një President që bën detyrën, e kupton që çështjet e reformës zgjedhore nuk janë çështje urgjence për Komisionin e Venecias.

Nxituam sepse është një infrastrukturë e tërë zgjedhore që duhet përgatitur, madje jemi shumë vonë dhe nuk mund të presim as tekat e Presidentit, as hamendjet e Monikës as ato të Bashës. Nuk ka asnjë kosto për vendin, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj sa i takon një Reforme Zgjedhore. Komisioni i Venecias nuk mund ta shqyrtojë këtë çështje me urgjencë. E rëndësishme është që ne kemi një marrëveshje”, tha Spiropali.

Kujtojmë se Parlamenti rrëzoi sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor, pavarësisht edhe thirrjes së ndërkombëtarëve për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Egli Tako “thyen” heshtjen për raportin me Gjestin, si është marrëdhënia e tyre sot?

Pas aventurës në Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka filluar një kapitull të ri në jetën e saj...

Filmi “Elio”, udhërrëfyesi galaktik i Pixar-it, plot humor dhe ndjeshmëri

Rikthime në stilin e Spielberg-ut dhe një alien i zjarrtë e i orientuar nga marrëveshjet janë mes elementëve të njohur në animacionin më të...

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç nuk mban krah: I kemi miq të dy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se mendon që Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke u përgatitur për një sulm ndaj Iranit. “Shpresoj...

Izrael-Iran/ Ish-kreu i Inteligjencës: Kam frikë nga një luftë e gjatë

Sipas sondazheve të fundit dhe editorialeve të gazetave kryesore, gjithçka po shkon shumë mirë në Izrael. Fushata kundër Iranit po i pret kokën udhëheqësve...

Edward Snowden – Historia e njeriut që tronditi botën e survejimit

Karriera e hershme Edward Joseph Snowden lindi më 21 qershor 1983 në Elizabeth City, North Carolina, SHBA. Ai u rrit në një familje me lidhje...

Lajme të tjera

Web TV