“Duhet ta kishim bërë më herët”/ Merkel thirrje Europës: Të izolohemi sërish!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë samitit i cili u zhvillua online me krerët e shteteve Europiane, Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje që të izolohen sërish pasi sipas saj kjo është mënyra e vetme për të thyer pandeminë.

 “Ne duhet ta kishim bërë më herët”, mësohet të jetë shprehur kancelarja gjermane sipas mediave të huaja.

“Sonte po diskutoj situatën e COVID-19 me udhëheqësit e BE. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe të lodhur. Por na duhet durim, disiplinë dhe solidaritet për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi”, u shpreh Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

“E gjithë Evropa është në syrin e stuhisë. Ne duhet të përballemi së bashku me këtë krizë”, tha Kryeministri belg Alexander de Croix.

Franca, e cila dje shpalli një bllokim të përgjithshëm të paktën deri më 1 dhjetor, njoftoi sot 47 637 raste të reja të konfirmuara, në krahasim me 36.437 dje. Numri i përgjithshëm i infeksioneve arriti në më shumë se 1.28 milion, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 235, me 36.020 vdekje në total.

Numri i njerëzve të pranuar në spitale me virus ka rënë në 976 sot, pas tre ditësh radhazi me rreth 1,200 pranime në ditë. Aktualisht, 21,183 njerëz janë duke u trajtuar me Covid-19, ndërsa numri i njerëzve në njësitë e kujdesit intensiv është rritur në 3,156. Ri-karantina në Francë do të shkaktojë një rënie të aktivitetit ekonomik me rreth 15%, vlerësoi sonte Ministri i Financave Bruno Le Mer.

Ndërkohë, në Gjermani, ku u vendos bllokim i pjesshëm, qeveria vlerëson se do të hedhë 10 miliardë euro në ekonomi vetëm për të mbështetur bizneset e prekura nga masat kufizuese.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me përdoruesit beta në Android dhe...

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

Lajme të tjera

Web TV