Ahmetaj: Zona e “5 Majit” do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se “Zona e 5 Majit, e stigmatizuar dikur si bregu i lumit do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh”.

Ahmetaj theksoi se kjo do të jetë një nga lagjet më moderne që do të ketë kryeqyteti.

“Do jetë një nga lagjet më moderne që do ketë kryeqyteti, e jo vetëm. Kjo është shumë më shumë se një lagje, e konceptuar si një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje. S’do jetë një koncept i një lagje të lënë pas dore në periferi të Tiranës por do jetë një nga 4-5 qendrat e reja të qytetit”, theksoi Ahmetaj.

Sipas ministrit të Rindërtimit, në këtë kantier do angazhohen mbi 1600 të punësuar.

Ahmetaj bëri me dije gjithashtu se në këtë zonë do të jetë ndërtesa e përbashkët e Tatim-Doganave dhe një gjimnaz i ri.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës tha se për këtë projekt do të punohet me tre turne, premtoi se brenda disa muajsh do të shpërndahen shtëpitë e reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por jo vetëm.

“Kjo lagje e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore“, shkruan kryeministri Rama në Facebook për këtë projekt.

“River side” ose “Bregu i lumit” është projekti që ka nisur sot në kantierin e parë të një nga lagjeve të reja të Tiranës.

Lexo edhe :  Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri...

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Sali Llumi!

Edison Ypi Sali Llumi dhe dhëndrri budalla nuk lënë rast pa dëshmuar çfarë fundërrinash janë. Gjithë jetën, unë, vëllai im, dhe miqtë tanë, mendjen e kemi...

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV