Të shumta ishin ndërtesat e shembura në Turqi nga tërmeti i fuqishëm, i cili deri tani është konfirmuar se u ka marrë jetën 25 personave, ndërsa më shumë se 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren dhe po punojnë për të nxjerrë nga rrënojat personat e bllokuar, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme.
Tërmeti i fuqishëm shembi 3 katet e para të një pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar. Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.
Tre katet e para të ndërtesës, e cila ndodhet në Demirkent Site në rrethin Bayraklı, ishin dyqane./Re.D/Fjala.al