Plagoset me armë zjarri një prift në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prift ortodoks të shtunën u plagos me armë zjarri në Francë.

Mediat franceze raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Lion, ndërsa atentatori është larguar.

Sulmi ka ndodhur në lagjen nr.7, në qendër të Lionit, pranë një kishe ortodokse greke.

Mësohet se një perimetër sigurie është vendosur nga policia.

Sipas, Le Progres, një person u mor me një autoambulancë dhe ishte qëlluar me disa plumba.

I plagosuri ishte i vetëdijshëm në momentin kur e shoqëruan drejt autoambulancës, ndërsa iu tha bluzave të bardha se nuk e njihte personin që kishte qëlluar.

Dëshmitarët në vendngjarje deklaruan se kishin dëgjuar dy të shtëna arme.

Kujtojmë se në mesjavë dy sulme terroriste u shënuan në Francë brenda dy orëve.

Sulmi i parë ndodhi pranë katedrales ‘Notre Dame’ në Nicë deklaruan mediat franceze, ku u regjistruan tre të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë.

Sipas një burimi policor në gazetën franceze Le Figaro, gruaja e moshuar ishte e moshës 70 vjeçare, të cilës iu pre koka në kishë

Një burrë rreth të tridhjetave u gjet i vrarë në kishë, ai ishte baba i dy fëmijëve.

Gruaja e dytë, e cila kishte arritur të strehohej në një kafene aty pranë, humbi jetën atje, trupi i saj u ther disa herë. Sulmi la gjithashtu disa të plagosur.

Sulmi i dytë ndodhi në Avignon, në rrethin Montfavet ku një burrë u përpoq të sulmonte policinë, por u neutralizua nga uniformat blu./Re.D/Fjala.al

 

 

Të fundit

Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua...

Hapja e fushatës, vizita e parë në diasporë/ Rama takim nesër me shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Milanos, në Itali pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht për zgjedhjet e 11 majit. Përmes...

Nuk ka më kartë imbarkimi dhe check-in, “ID dixhitale e udhëtarit” po vjen

Ditët kur udhëtarët kërkonin furishëm për kartat e tyre të imbarkimit dhe bënin check-in në minutën e fundit, së shpejti mund të jenë një...

Sa ka kushtuar LaCivita?

Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës...

Pse meshkujt ndaluan së veshuri taka?

Ishte një kohë kur takat më të larta nënkuptonin status më të lartë për burrat, pasi ato ishin jopraktike për shëtitje të gjata ose...

Lajme të tjera

Web TV