Covid-19/ Cenoimeri: Rrezikojnë gratë shtatzëna, Tushi: Do ndryshojnë zakonet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjinekologu i njohur Saimir Cenoimeri tha se të diktuara nga situata e pandëmsië, maternitetet janë në komunikim të vazhdueshëm me spitalet Covid në Tiranë.

Kjo pasi shtatzënia krahas vështirësive të veta, rrezikohet edhe në rastet kur nënat mund të jenë të infektuara.

“Shtatzënia është një gjendje që paraqet rreziqet e saj. Kur një paciente rezulton positive së pari i ofrohet ndihma sipas protokolleve. Duhet të kuptojmë se nënat dhe foshnjet janë po aq të rrezikuara nga Covid sa edhe pjesa tjetër e popullatës”, tha Cenoimeri.

Ndërkohë, sociologu Gëzim Tushi solli një tjetër këndvështrim mbi impaktin e pandemisë në shoqëri. Ai u shpreh në emisionin “Java në RTSH” se njerëzimi pritet të kalojë edhe shumë sfida të tjera që e bëjnë shëndetin të rrezikuar.

“Për fat të keq kemi kaluar disa sfida të ëvshtira. Por Covid-19 duhet parë si një pikë kthese për ndryshime të mëdha në Shqipëri. Madje pandemia duhet parë si një goditje e fortë për të ndryshuar zakonet që kemi. Unë mendoj se nga kjo situatë priten ndryshime esenciale edhe të individit në raport me shoqërinë”, tha sociologu.

Ndërkohë, përmes një lidhje direkte, farmacisti Jurgen Babamusta apeloi për pacientët e infektuar nga koronavirusi.

“Receta e medikamenteve duhet të mbetet në farmaci, pasi rrezikohet që dikush tjetër pa rekomandimin e mjekut ta kopjojë atë receteë. Dhe ky është një gabim shumë i madh” – tha ai. Babamusta ritheksoi se pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike duhet të jenë tepër të kujdesshëm si nga infektimi, ashtu edhe në konsultat me mjekun.

Kujtojmë që në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 241 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Lexo edhe :  Të huajt nuk do mbahen në burgjet angleze, ç'do ndodhë me shqiptarët?

 

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Lewandowski: Doja të shkoja te Manchester United, por klubi…

Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers. Transferimi i tij dështoi për shkak të...

Dogji tokën e fqinjit, kush është 80-vjeçari që vdiq mes flakëve

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga fshati Kullolas në Gramsh,...

Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar

Katër fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën. Flakët janë përhapur edhe...

Levan-Tepelenë/ Mikrobusi me turistë përplaset me një automjet

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”,...

Shtetet e Bashkuara të Shqiperisë dhe Manifesti i Arrestimeve

Thoma Gëllçi Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit një tjetër shpresë, po aq...

Lajme të tjera

Web TV