Inter vijon të zhgënjejë, ndalet nga Parma në “Meazza”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter vijon të zhgënjejë në këtë sezon të ri ku sot nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 me Parman në shtëpi. Zikaltrit e Contes nuk janë konkretë në lojën e tyre duke e bërë atë të lexueshme nga kundërshtari.

Parma kaloi në avantazh menjëherë sapo filloi pjesa e dytë me Gervinho që mposhti Handanoviç duke dërguar topin në trekëndësh. Ishte sërish Gervinho që realizoi edhe golin e dytë në minutën e 62’ pas një depërtimi në mbrojtjen zikaltër.

Skuadra e Contes u zgjua dy minuta më vonë kur Brozovic i sapofutur realizoi me një gjuajtje të bukur nga jashtë zonës. Në fundin e ndeshjes kroati tjetër Ivan Perisic barazoi me kokë pas një harkimi nga Kolarov.

Interi vijon të shpërdorojë dhe të humbasë terren si në kampionat ashtu edhe në Champions. Zikaltrit i pret Real Madrid në mesjavë dhe me këtë formë ata do e kenë shumë të vështirë të ndalin kampionët e Spanjës.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

U vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për Eduart Ismailajn

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Eduart Ismailajn, 38 vjeç, i dyshuar për...

Gjylameti fjalim lamtumire: Shërbeva me ndershmëri! PS vijon historinë me kapitenin Rama

Blerina Gjylameti ka dedikuar një shkrim lamtumire dhe falenderimi me rastin e seancës së fundit parlamentare të kësaj legjislature, ku ajo ishte pjesë si...

Berisha “shuplakë” Gaz Bardhit: Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi

Berisha u kthye nga Portugalia. Nga vendi ekzotik, u dallua se vapa kishte bërë të vetën. “Isha në Porto të Portugalisë, ku mbajti punimet...

Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025

Në përfundim të seancës së fundit plenare të Kuvend janë miratuar edhe të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës. Kuvendi miratoi me 72...

Nga Spanja, Portugalia dhe Anglia, bota e futbollit vajton vdekjen e Diogo Jota

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme pas vdekjes së Diogo Jotës. Ish-sulmuesi i Liverpoolit humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllanë e...

Lajme të tjera

Web TV