Viti i ri akademik/Rektori i UT mesazh: Mësimi online deri në një urdhër të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë përpara fillimit të vitit të ri akademik, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka publikuar një video-mesazh për të gjithë studentët.

Ai thotë se situata e krijuar për shkak të koronavirusit ka detyruar që mësimi të zhvillohet online deri në një urdhër të dytë.

Gjithashtu Hoxha siguron të gjithë studentët që janë marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik.

Viti akademik 2020-2021 është një fillim viti ndryshe, e ndikuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe që na ka detyruar t’i përgjigjemi situatës, për të vazhduar proceset akademike, në kushtet e imponuara.

“Universiteti i Tiranës ka marrë masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e studentëve, personelit akademik dhe stafeve mbështetëse. Organet drejtuese janë angazhuar për të marrë përsipër përgjegjësinë e garantimit të proceseve akademike pavarësisht vështirësive dhe të papriturave që do të krijohen nga kjo pandemi. Jam i bindur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm, falë punës së secilit koleg.

Të nderuar studentë, ju uroj shumë suksese, sidomos studentëve që hyjnë për herë të parë në ambientet e Universitetit të Tiranës. Bëj thirrje që të tregohet kujdes në zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga ky virus. Janë marrë masa ndaj Covid-19, sipas protokolleve ndërkombëtare. Do të doja që mësimi të zhvillohej në ambientet tona, por se ky vit akademik nis online, por besojmë se do kthehemi së shpejti në mjediset universitare“, thotë Hoxha.

Mësimi në universitete do të jetë online vetëm 1 muaj, më pas do të shikohet mundësia që studentët të rikthehen në auditore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nisi në 18 shtator 2023, ja kur pritet të publikohen të dhënat përfundimtare të Censit

Rezultatet kryesore të Censit të kryer në vitin 2023 do të publikohen më 28 qershor. Gjatë prezantimit të raportit...

Mentor Beqa: Izraeli do të vazhdojë operacionin, do shtohen viktimat mes civilëve

Pedagogu Mentor Beqa, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, tha në emisionin “Open” në Neës24, se nëse nuk do të ndalojë ndërhyrja tokësore ushtarake në Rafah...

Në 2023 Shqipëria pësoi 46 sulme kibernetike, 70% e tyre nga gabimet njerëzore

Gjatë vitit, 2023 sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Shqipëria është rrezikuar nga 46 sulme kibernetike, 12 prej te cilave ishin...

Lojtari shqiptar në formë, realizon gol në Suedi

Arbër Zeneli, lojtari shqiptar realizoi  golin e tretë në kampionatin suedez, me fanellën e Elfsborgut, teksa shënoi golin e avantazhit në duelin ndaj Malmos....

Veliaj poston videon magjike: Tirana, një qytet që shkëlqen çdo ditë e më shumë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një video në Facebook, ku tregohet sesi shkëlqen Tirana. ”Tirana, një qytet që shkëlqen çdo...

Lajme të tjera

Web TV