I biri rikthen në film legjendën e kinemasë. Sophia Loren, së shpejti në Netflix

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e gjallë e kinematografisë italiane, Sophia Loren, shumë shpejt do të shfaqet në Netflix. Filmi “La Vita davanti a se” (Jeta përballë saj) është realizuar nga djali i aktores, Edoardo Ponti, dhe do të ketë premierën në Netflix, më 13 nëntor.

Kjo është e para herë që aktorja 86-vjeçare shfaqet në Netflix, por e treta herë që bashkëpunon me të birin.

Loren do të luajë rolin e një ish-prostitute hebraike që krijon miqësi të veçantë me një djalë nga Senegali.

“Jeta përballë saj”, me regji të Edoardo Ponti-t dhe protagoniste Sophia Loren, ka në qendër historinë e një gruaje të moshuar hebreje, ish-prostitutë, e mbijetuar e Aushvicit, e cila ndërton një marrëdhënie të veçantë me një fëmijë nga Senegali.

Kur Edoardo i propozoi rolin e Madame Rosës, ikona e kinematografisë nuk mundi t’i thotë jo.

Jeta përballë saj” është një libër që e njoh shumë mirë dhe personazhi më tërhoqi shumë, duke më bërë të rikthehesha në kohën kur hodha hapat e parë në kinematografi. Është një histori që ia vlen të rrëfehet”,- tha Sophia duke shtuar se drama në të cilën ajo bën pjesë është një mesazh i fortë tolerance, faljeje dhe dashurie.

Të gjithë kemi të drejtën të na shohin e të na dëgjojnë, sepse ndryshe jeta bëhet e pamundur”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV