“Nuk do e njohim kurrë pavarësinë e Kosovës,” deklarata e fortë e politikanit serb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se partia e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke kritikuar qeverisjen e Serbisë ne vitet e fundit, që është futu në negociata me Kosovën.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve, anëtarëve dhe aktivistëve të Partisë Popullore të flasin me bashkëqytetarët e tyre në të gjithë Serbinë dhe të paraqesin programin e partisë, ku një nga pikat është edhe mosnjohja e Kosovës.

Shtylla kurrizore e programit tonë është një ekonomi e bazuar në sipërmarrjen private vendase, në vend të ekonomisë aktuale të partisë.

Ne duam që Serbia të organizohet si një shtet modern evropian, si Republika Çeke ose Austria.

Ne besojmë se detyra më e rëndësishme e shtetit është të sigurojë sigurinë, rendin, shtetin e së drejtës dhe drejtësinë shoqërore.

Ne do të mbështesim pa kompromis barazinë dhe lirinë e zgjedhjes dhe fjalës së të gjithë qytetarëve të Serbisë.

Në fund, qëndrimi ynë i qartë është se Serbia nuk duhet kurrë dhe në asnjë formë të njohë Kosovën dhe Metohinë si një shtet të pavarur”, tha Jeremiç.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“IdentiTek”: Nuk do të ketë aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do...

Balluku në Unazën e Madhe të Tiranës: Hapet ditën e hënë për qarkullimin e automjeteve

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit...

Gjermani, presidenti shpërndan parlamentin: Zgjedhje të reja në 23 shkurt

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier vendosi të shpërbëjë Bundestagun dhe të shpallë e parakohshme, të domosdoshme në këtë pikë për shkak se qeveria e...

Psikologjia e turpit: Pse e ndiejmë dhe si ta përballojmë?

Nëse jeni ndjerë ndonjëherë të turpëruar për diçka që keni bërë apo diçka që ju ka ndodhur, nuk jeni vetëm. Turpi është një emocion...

Paola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshet bëri me dije se, në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe, të fondacionit kulturor “Paola...

Lajme të tjera

Web TV