Endri Dumani rrëfen jetën në ‘ferrin e AL-HOL’: Kam parë luftën kur vrisnin njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë Endri Dumani u kthye në Shqipëri nga Siria, së bashku me Floresha Rashën dhe 3 fëmijët e saj.

Endri në Siri ishte së bashku me motrën e tij, Eva Dumanin, por ajo nuk mundi të kthehej. Ndërkohë në një intervistë për gazetarin Muhamed Veliu, ai ka rrëfyer jetën e vështirë në kampin e Al-Hol.

12-vjeçari tregoi se kishte parë luftën dhe njerëz që vriteshin, ndërsa tregoi se në kamp mësonin arabisht dhe Kuranin.

PJESË NGA INTERVISTA:

Endri Dumani: Mësonim arabisht, na mësonin Kuranin. Shqip flisja me motrën, nënën dhe gjithë shqiptarët e tjerë. Kam lënë shumë pak shokë shqiptarë pas

Veliu: E ke parë luftën?

Endri Dumani: Po e kam parë, vrisnin njerëzit.

Veliu: Të dukej gjë e mirë?

Endri Dumani: As e keqe as e mirë. Më trembte pak. Babai nuk më thoshtë që gjë për luftën. Vetëm ikte dhe vinte.

Veliu: Ti pse luteshe?

Endri Dumani: Që të bashkohesha me familjen time në Shqipëri./TCH/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Meloni, e preferuara e Trump/ E vetmja aleate e presidentit të SHBA në Europë

Media Britanike “The Telegraph” ka publikuar një artikull ku kryeministrja Italiane Giorgia Meloni vlerësohet si aleatja e vetme e...

Celibashi kërkon thjeshtim të regjistrimit të emigrantëve, ja propozimi i ri

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka menduar ta thjeshtojë platformën e regjistrimeve për emigrantët. Prova e adresës për ata që janë shumë vetë në një shtëpi...

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të...

Gripi, ISHP: Kalon piku/ Mjekët: Në shkurt, 2 mijë raste më pak se javën e kaluar

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shendetit Publik kurba...

Kredi të lehtësuara për strehim, Bashkia Tiranë publikon listën e fituesve

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë...

Lajme të tjera

Web TV